Shqiptarët në telashe me biletat, falimenton “Adria Airways”

Pas 58 vitesh shërbimi, kompania ajrore sllovene “Adria Airways” njoftoi zyrtarisht falimentimin e saj. Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha tek pasagjerët shqiptarë dhe jo vetëm, të cilët kanë prenotuar biletat e tyre, ndërsa të gjitha fluturimet janë anuluar. Kompania që mbulon prej kohësh edhe fluturimet Lubjanë-Tiranë, ka shpallur falimentin për shkak të mungesës së likuiditeti dhe pamundësisë për të paguar punonjësit.

Kompania është tërhequr përfundimisht nga tregu duke shkaktuar një dëm tek të pakën 10 000 klientë. Me një kërkesë në Gjykatën e Kranj në Slloveni, kompania ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e falimentimi, ndërsa gjykata sllovene ka në dispozicion tri ditë për të vendosur për hapjen e procedurave të falimentimit.  

“Adria Airways”, një kompani që erdhi me premtim joshëse për bizneset dhe çmime atraktive për turistët në tregjet e Sllovenisë, Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, pësoi rënie gjatë viteve duke çuar deri në falimentimin e saj.

Skip to toolbar