Analiza në “Real Story”: Kriza mbetet, vetëm Basha-Rama e zgjidhin

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta dhe skenarët e zgjidhjes së krizës politike, ishim tema e debatit mbrëmjen e së enjtes në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Analistët e ftuar në studio, Alferd Lela, Arian Vasiari, Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj dhe Eduard Zaloshnja, kanë treguar disa nga mënyrat se si mund të marrë fund kriza e gjatë politike, që ka mbërthyer vendin. Sipas analistitit Alfred Lela, Kriza vijon të mbetet, duke u shprehur se veprimet e bëra nga Ilir Meta deri tani, nuk i përkasin antyrës së tij.  “Kriza vazhdon të jetë, edhe pse kanë lëvizur shumë aktorët, ngjarjet janë po ato. Tashmë Ilir Meta është përtej  Presidencës dhe patjetër edhe përtej LSI. Të gjithë gjërat që ka bërë deri më tani, janë gjëra që nuk i përkasin natyrës së Ilir Metës”, tha ndër të tjera Alfred Lela.

Agron Gjekmarkaj u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të tilla, ndërsa sipas tij, Lulzim Basha bëri mirë që u tërhoq nga ideja e konfliktit civil. “Kemi praktikisht gjysmën e Shqipërisë që qeveriset nga e djathta, që nuk pranojnë të lëshojnë karrigen. 30 qershori nuk ishte zgjedhje, ishte një ditë votimesh. Lulzim Basha nuk ka fituar në këtë proces. Bëri shumë mirë që nuk i shkoi deri në fund “Rama Ik”. Unë kam bindjen se Basha nuk do e çonte popullin në konflikt civil”.

Arian Vasjari u shpreh se krizën mund ta zgjidhin vetëm Lulzim Basha dhe Edi Rama. “Kriza mund të zgjidhet vetëm nga Basha dhe Rama. Ilir Meta ështënjë aktor i tretë në këtë histori. Kriza ka mbetur e vetme  ndaj i ka mundur të gjithë. Kriza ka fituar. Nuk është fare një krizë Kushtetuese, siç thotë Presidenti. Jemi në krizë sepse palët nuk e kanë respektuar atë”, tha Vasiari.

Gjatë debatit, analisti Eduard Zaloshnja, tregoi një të dhënë shumë interesante. Sipas tij, në zgjedhjet e 2005, Partia Demokratike, që u shpall fituese, mori vetëm 560 mijë vota. Në fakt, Zaloshnja e argumentoi këtë me faktin se në atë vit, LSI doli për herë të parë e vetme në zgjedhje, duke marrë vota nga PD dhe PS, ndërsa duke komentuar rezultatin e 30 qershorit, Zaloshnja u shpreh se politikisht ishte barazim. “Për mua, 30 qershori ka përfunduar në barazim politikish, pasi të dyja palët pretendojnë që kanë fituar. Njëra me vota, tjetra me bojkotin.

Në diskutimin për pjesëmarrjen në 30 qershor, Skënder Minxhozi, u shpreh se pati disa arsye që njerëzit nuk dolën të votonin. Një prej tyre ishte frika që po mbillej për konflikt ditën e zgjedhjeve. “Deri në 30 qershor, njerëzit kishin frikë të votonin. Gjuha e kalkuluara ishte e tillë që të demobilizonte votuesit për të votuar. Në Shqipëri digjeshin KZAZ, gjuha ishte shumë e ashpër. Ishte ana tjetër e logjikës, ‘çe duam votën se Erion Veliaj fiton me 5 vota’. Në këto kushte krijuan një situatë, që realisht do të shtynte drejt një pjesëmarrje të ulët. Këto zgjedhje, nuk ishin zgjedhje, ishin votime të shëmtuara”, tha Minxhozi.  

Përgjimet, shkarkimi i Metës dhe Basha, Taulant Balla flet për gjithçka në ‘RealStory’

Përgjimet e Bild, Balla sqaron kush është Arben Keshi

Nga studio e “Real Story”, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar se kush është Arben Keshi, emri i të cilit del në disa audio-përgjime  të publikuar nga Bild. Balla sqaron se Keshi është një anëtar i vjetër i Partisë Socialiste në Dibër dhe kandidonte për kryetar në Maqellarë. Ndërsa për sa i përket bisedës më Ramën, Balla tha është e vërtetë pasi në një pjesë të saj ka qenë vetë i pranishëm. Madje Balla bëri një deklaratë të fortë ku tha se Arben Keshi është rrahur dhe kërcënuar me armë nga Flamur Noka dhe disa persona të lidhur me PD. “Arben Keshi është anëtar i PS në Dibër . Ka kandiduar  për kryetar komune në Maqellarë dhe është rrahuar nga persona të PD në atë kohë.  Ka qenë një prej koordinatorëve elektorale në Maqellarë.  Keshi dhe personat bashkë me të janë rrahur në mënyrë shtazarake nga Falmur Noka, madje i kane nxjerrë dhe pistoletën Keshit. Në arkiva mund të gjeni edhe deklaratën time ku akuzoj PD për dhunim të anëtarëve të PS.”

Balla: Përgjimet e Bild, grafika e njëjtë me rastin “Babale”

Kryetari i Grupit Parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla nga studio e Real Story, i gazetarit Sokol Balla në Vizon Plus, tha se ka dyshime të forta se përgjimet e publikuara nga “Bild” kanë të njëjtat grafika si në rastin “Babale”.  ‘Kam dyshimet e mia që grafika është e njëjta me atë që është përdorur dhe në rastin Babale. Është e njëjta firmë. Madje edhe praktika e përdorur është si në rastin Zagani dhe gazetarit Basir Çollaku, që lajmërojnë 2-3 ditë para se çfarë do të ndodh.” – tha Balla.

Taulant Balla ka komentuar në emisionin Real Story në Vizion Plus, përgjimete  Dibrës. Balla u shpreh se kjo çështje i takon drejtësisë, dhe ajo duhet të hetojë. “Kjo është çështje që i takon drejtësisë. Kjo për mua nuk është gjë e re, ka dy vjet që ma tund Lulzim Basha. Shqetësimi im është që ky prokuror që vodhi CD, i çoj te PD, i montuan, i nisën në Gjermani. Pse nuk e ka bërë detyrën? Edhe sot reagimi i PS ishte ta zgjidhi prokuroria. Nxorën një sinkron të ministrit Gjiknuri me një funksionar të PS, sepse kishte nodhur një parregullsi, pasi PD kishte vendosur vëzhgues që nuk lejoheshin me ligj. Vëzhguesit tanë ishin intimiduar me njerëz që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria. Unë e kam parë me sytë e mij, nesër do dali përgjimi tjetër, në orën 2 të natës Arben Keshi më ka marrë në telefon dhe më ka thënë “hajde se po më vret Flamur Noka”, u shpreh Balla.

Përgjimet, Balla: Prokuroria të hetojë dhe të sqarojë publikun

Më tej, Taulant Balla u shpreh se lidhur me problematikat e Dibrës në zgjedhjet e 2016, një vit më pas u bën ndryshime në Kodin Zgjedhor. Balla tha më tej, se për këtë çështje duhet të mos ngrihen akuza politike, por të vijohet me hetimet nga Prokuroria. “Lidhur me problematikat e Dibrës, më pas janë ndryshuar  shumë ligje për të rritur efikasitetin. Thelbi është, të tërhiqemi nga akuza politike. unë bie dakord me një gjë, që kjo lloj prokurorie është përdorur si shantazh, sot fillon hetimi, dhe nesër në studiot televizive lexon të gjithë materialet hetimore”. “Sa më shumë të afrohen zgjedhjet lokale, do dali një paketë e tyre për të justifikuar dështimin politik të Lulzim Bashës. Për mua nuk ka qenë surprizë kjo gjë. Po të më pyesnit në janar, do ju thoja se në qershor do dali kjo gjë. Nuk ka vepër penale të asnjë nga personat… Për zgjedhjet e Dibrës unë kam qenë në emision më Sokol Ballën, kur u publikuan disa informacione në emisionet televizive, nëse doni vlerësimin tim, ato ishim më të rënda se sa këto. Është për të ardhur keq se si një emision investigativ bëri punë më të mirë se sa prokurorët. Ta lëmë Prokurorinë ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Prokuroria ka detyrimin ti bëjë një sqarim publikut, unë jam i bindur se as Damian Gjiknuri, as deputetët e tjerë, unë nuk e fsheh më është dashur të komunikojë dhe me deputet të PD për të krijuar një klimë qetësie”.

Përgjimet, Balla: PD i ka prej 2 vitesh, familjarët e Bashës ja dorëzuan Bild

Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla bëri një deklaratë të fortë nga emisioni “Real Story”, ku tha se Lulzim Basha i dispononte këto audio-përgjime një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Dibër në 2016. Madje ai tha se kanë qenë vetë familjarët e Lulzim Bashës që kanë bërë transportimin e tyre tek gazetari i Bild. “Partia Demokratike i dispononte këto audio-përgjime një ditë pas zgjedhjeve në Dibër. Pra i ka prej 2 vitesh e 7 muaj në dorë. Pse nuk e ankimoi në gjykatë që atëherë? Madje e them me bindje se gazetari i  Bild i ka marrë nga vetë PD-ja. Kanë qenë familjarë të Lulzim Bashës që kanë bërë transportimin e tyre.”-  tha ai. Balla shtoi se nëse ato video do të përbënin një provë Basha do t’i kishte animuar në gjykatë që atë ditë kur i mori. “Nuk ka prova në ato audi-përgjime, por ka copëza të marra dhe të ndërtuara një telenovelë me to. Po të kishte prova në përgjime do e kishin rrëzuar procesin zgjedhor në Dibër që një ditë pas zgjedhjeve.”

Balla: Presidenti mund të ketë dhe probleme mendore, do shkarkohet!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, deklaroi në ‘Real Story’ se mazhoranca do ti shkojë deri në fund shkarkimit të Presidentit të Repbulikës Ilir Meta. “Unë jam një prej firmëtarëve që kam kërkuar shkarkimin e Metës. Ai ka humbur besimin e Kuvendit, të të gjithë grupit Parlamentar të PS. Unë besoj se Kuvendi do ti bindet me 94 anëtar për ta çuar deri në fund këtë gjë. Unë kam dëgjuar një deklaratë lajthitëse të Presidentit të Republikës ndaj Kuvendit. Presidenti i Republikës po çon ndërmend edhe shpërndarjen e Parlamentit. Presidenti i Republikës mund të ketë probleme edhe të shëndetit mendor”, tha Balla.

Balla konfirmoi dhe njëherë qëndrimin dhe këndvështrimin e Partisë Socialiste se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën. Kompetenca për çdekretim, kreut të shtetit i është hequr me ndryshimet kushtetuese, ndërsa e ka cilësuar datën e dekretimit të zgjedhjeve, si një kompetencë ceremoniale. “Me ndryshimet kushtetuese Presidenti i Republikës ka thjesht e vetëm një kompetence ceremoniale për dekretuar datën e zgjedhjeve. Unë kam qenë përfaqësues i PS në presidencës për konsultën, teksa presidenti thirri palët, dhe jo pa qëllim kam bërë një diskutim ndoshta më të gjatë se kolegët e tjerë të opozitës. I kam thënë presidentit: ‘si mendoni ju, se ju e keni këtë kompetencë? Janë vetëm dy data më tha, nëse ne biem dakord, të lutem, më tha, opozita kërkon datën 30 dhe më dueht të vendos datën 30”. “A e ka shkelur presidenti kushtetutën? Mendoj se në disa pika. Së pari, presidenti i republikës në saj të asaj “zhveshje” kompetencash, nuk ja njeh Kushtetuta të drejtën e dekretimit. Presidenti i Republikës ka sjell si kazus, në argumentin që i ka sjellë Kuvendit, ka sjellë si referencë rastine  vitit 2007, kur president ishte Z.Moisiu. ky i fundit tha se unë nuk e bëj dot dekretimin pa më dhënë mundësinë një dispozitë tranzitore”, u shpreh Taulant Balla. 

Balla: Kuvendi është funksional, nuk i shkojmë Metës për dialog

Në lidhje me një mundësi që presidenti Meta mund të shpërndajë parlamentin, Taulant Balla tha se presidenti tashmë njihet se nxjerr dekrete të çmendura. Kuvendi është funksional dhe mund të miratojë ligje që kërkojnë 2/3 e votave tha Balla në Real Story, duke lënë të kuptohet se nuk do të njohin asnjë dekret që nxjerr presidenti Meta për shpërndarjen e parlamentit. “Nuk e kuptoj pse dërgoi letër për numrin e deputetëve ku ai i ka të gjitha informacionet në webside. Presidenti nxjerr dekrete të çuditshme që nuk ka asnjë paragraf kushtetues që t’i jap të drejtë. Kuvendi i Shqipërisë është funksional dhe ka fuqinë për të miratuar edhe ligje me shumicë të cilësuar 2/3 si ndryshimet kushtetuese dhe shkarkimin e presidentit. Kuvendi sot është funksional ta bëjë këtë gjë. Kuvendi ka miratuar një rezolutë ku i bën thirrje presidentit të reflektojë.” Ndërsa i pyetur nga gazetari Sokol Balla se ato të marrë pjesë në ftesën e Metës për të diskutuar për një datë zgjedhje, Taulant Balla tha se “nuk ka asnjë arsye për të dialoguar dhe për të diskutuar. Është një çështje që është mbyllur që në vitin 2018.”

Përgjimet, Rama përplaset me Gjekmarkaj në “Real Story”

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus, ka folur përballë analistëve Agron Gjekmarkaj dhe Arian Vasiari, në lidhje me përgjimet e dosjes “339”, të publikuara nga gazeta gjermane Bild. Në një moment, Kryeministri ka pasur një moment debati me tone të larta me analistin Gjekmarkaj, në lidhje me këto audiopërgjime.

Pjesë nga debati:

Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup kriminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di.

Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.

Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se asin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi.

Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.

Rama: Unë thashë janë indicie.

Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.

Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin.

Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.

Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si amurtar të Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj: Mos bëj monolog por na lërë dhe në të tjerëve të flasim

Rama: Duke folur si fyes do t’i shërbesh revolucionit. Unë me njerëzit jam po, jo, i bie shumë shkurt në telefon.

Rama: Ai thotë më hiq gjobën, por nuk ka heqje gjobash. Nga pikpamja ime përgjimet janë një neveri e madhe dhe nga pikëpamja e këtyre muhabeteve janë një neveri po aq e madhe. Nga pikëpamja morale nuk keni pse e bëni këtë bisedë me mua pasi Dako nuk është kandidat bashkie.

Gjekmarkaj: Ke qenë në Zvicër?

Rama: Jo nuk kam qenë

Gjekmarkaj: Pse nuk mbani standardin austriak?

Rama: Hej zoti i madh, zëvendës Kancelari i Austrisë u kap duke bërë një pazar, një korrupsion të madh…

Rama: Në telefon unë dal si njeri që bërtas…

Skip to toolbar