Ministria e Rindërtimit prezantoi të dielën platformën online, ku qytetarët që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit do të aplikojnë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Ministri Arben Ahmetaj prezantoi në mënyrë të detajuar platformën, e cila do të jetë e hapur për qytetarët në datën 29 janar. Ministri shtoi se për aplikimin do të ketë afat për 30 ditë. Ahmetaj u shpreh se në çdo bashki, që u prek nga tërmeti, do të ketë një zyrë të posaçme ku punonjës të trajnuar do të plotësojnë aplikimin për qytetarët e prekur nga tërmeti.
“”Nga e mërkura do duhet të ketë në çdo bashki nga një zyrë, ku jo qytetarët duhet të vijnë tek ju, por të merrni qytetarët për të bërë aplikimin online. Platforma bazohet në vetë deklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh online. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju. Është detyra juaj. Kemi bërë një manual të detajuar.
Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. Për 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S’ka të bëjë të ketë akt pronësie. Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s’kanë asnjë dokument. Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore. Rindërtimi, pallate dhe banesa private. Rikonstruksioni.
Do të ketë një sistem pikëzimi që do të bëhet automatikisht online dhe ku banesat më prioritare do të ndërtohen të parat. Bëhet në mënyrë automatike. Më 6 shkurt mbaron procesi në Entin e banesave e prokurimit për modelet modulare, por që janë anti sizmike euro-kod. 7-10, njësitë e autorizuara do të hapin prokurimet për njësitë individuale. Në datën 10 mars ne shpresojmë të kemi kompanitë e para për ndërtimin”, tha ndër të tjera Ahmetaj.