Elton Maçolli është viktima e aksidentit të mbrëmjes të së shtunës, që ndodhi në brendësi të tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan.
37-vjeçari humbi jetën pas përplasjes me një kamion, pas një parakalimi të gabuar nga Maçolli.
Mjeti tip “Seat”, që drejtohej nga Elton Maçolli, ishte i modifikuar dhe punonte me benzinë dhe gas. Pas përplasjes me kamionin, mjeti “Seat” shpërtheu në flakë.
Mjeti është gjetur me dyer të hapura dhe tavanin e hapur nga shpërthimi. Ndërkohë viktima është transportuar në morgun e qytetit të “Elbasanit”.
Policia nisi hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të shtunën, ku mbeti i vdekur 37-vjeçari Elton Maçolli.