Shkaktuan aksidente, arrestohen 4 drejtues mjetesh në Elbasan

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e disa personave gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, të cilët janë kapur në shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas një njoftimi zyrtar, është arrestuar shtetasi me inicialet G.Gj., 45 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, është përplasur me një mjet tjetër (dëme materiale), dhe pas bërjes së testit të alkoolit nga Shërbimet e Policisë Rrugore,  rezultoni se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga është vënë një tjetër shtetas, konrektisht personi me inicialet S.D., 49 vjeç,  banues në Fier,  pasi u konstatua nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, një 43-vjeëar me inicialet I.O., banues në Gramsh,  është arrestuar pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.R., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po në Cërrik, është arrestuar një tjetër shtetas me inicialet O.S., 22 vjeç, pasi në rrugën e fshatit Komunash, duke drejtuar mjetin është përplasur me një karrocë  që tërhiqet nga kafshë dore  dhe për pasojë është aksidentuar shtetasja F.Gj., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Skip to toolbar