Tatimet bllokojnë 22 kompani të mëdha. Braçe: Asnjë telefon s’ju ndihmon dot

Qeveria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë mbyllur gjatë 10 ditëve të aksionit kundër informalitetit 22 kompani të mëdha për mos lëshim të kuponit dhe për shkelje të tjera ligjore.

Zv.kryeministri Erion Braçe në një inspektim që zhvilloi të shtunën bëri të ditur se këta kompani janë bllokuar pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur shkelje me diferenca të mëdha.

Sipas Braçes, ata janë bllokuar, ndonëse disa prej administratorëve kanë tentuar t’i shmangen bllokimit duke përdorur njohjet me miqtë në politikë dhe drejtësi.

“Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal, është bërë e gjerë deri në kufijtë e një krimi. Administrata tatimore ka zbuluar shkelje të rënda me skema kriminale të kalimit dhe operimit me kasat, ndaluar me ligj.

Ka zbuluar diferenca të thella mes litrave në pompa të shitura dhe litrave të regjistruara në kasat fiskale, diferenca që dëshmojnë evazion fiskal.

Diferenca mijëra ton nga vjeshta 2017 deri sot. Diferenca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit.

Të gjithë të përfshirët në këtë veprimtari kriminale, administratorë të kompanive të karburanteve, të kasave fiskale, miqve dhe shokëve në politike do t’i jepen drejtësisë, pavarësisht emrit të kompanisë, miqve dhe shokëve në politikë, drejtësi dhe jo vetëm.

10 ditët drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka bllokuar aktivitete 22 kompani të mëdha. Disa kanë shlyer detyrimet dhe llogaritë e tyre janë zhbllokuara.

Prej tyre kanë rënë telefona e deputetëve, kryetarë bashkish, edhe disa ministrave. Harxhojnë kohën kot, nuk do t’i paguajë askush, asnjë telefon nuk ju ndihmon dot nga pagesa e detyrimeve”, tha Braçe për mediat.

Qeveria dhe drejtoria e tatimeve do të vazhdojë aksionin e informalitetit edhe gjatë ditëve në vijim dhe do të përqëndrohen kryesisht në kontrollin e pikave të karburanteve. Më herët gjatë ditës prokuroria ka shpallur në kërkim pronarin e Gega Oil për evazion fiskal dhe pastrim parash.

LISTA E BIZNESEVE TË BLLOKUARA

Alba Shoes Group-Blerta Doka

Vind- Blerta Doka

European Education Initiation- Eris Rezhda

Fushë-Krujë Cement Factory- Eris Rezhda

Junik-Eris Rezhda

Elbasan Cement Factory- Eris Rezhda

Tosk Energji – Irsa Domnori

Byllis Energji – Irsa Domnori

Birra Tirana – Irsa Domnori

Rametal – Johana Papa

Fin Pek Petroleum- Johana Papa

Shega-Trans – Rajmonda Vllahu

“Mito By Caterina Firenze”- Rajmonda Vllahu

Acquario Sali Peshku – Rajmonda Vllahu

Donianna- Rajmonda Vllahu

Eurokos Holding SH.P.K- Ramiz Çiku

Rajfi Group – Ramiz Çiku

Boshnjaku B. – Vasilika Xhamo

Shoqëri e Thjeshtë Copri – Vasilika Xhamo

Vega – Vasilika Xhamo

Arifaj – Vasilika Xhamo

Kompania Erjoni

Të shtëna me armë në Laprakë, policia identifikon autorin, në kërkim të tij

Policia njofton se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Laprakë ku një person ka qëlluar me armë pas një konflikti të çastit. Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij, ndërkohë ka sekuestruar automjetin e personit të shpallur në kërkim.

“Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç,  banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S”, njofton policia e Tiranës.

Filmi “aksion” i policisë, goditet grupi i trafikantëve të drogës

Policia e Shtetit ka goditur një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike. Një aksion i koordinuar mes Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë, ka vënë në pranga shtetasit me iniciale:

G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë; Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë; A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë; E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë dhe E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

“Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit ndër të tjera.

Policia e ShtetitFinalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëveOperacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë. Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh.Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disamujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë KrujëShërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 12. Juni 2019
Skip to toolbar