Barcelona kalon Alaveshin, titulli më afër tani (video)

Barcelona nuk ka rivalitet në kampionatin spanjoll këtë sezon. Katalanasit kanë fituar sfidën e mesjavës ndaj Alaveshit, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt totullit kampion.

Skuadra mike e ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke shënuar dhe dy gola që vlejnë tre pikë për katalanasit.

Pas një pjese të parë të dominuar në çdo aspekt, vetëm goli i ka munguar Barça-s e cila e nisi pa Leo Messi-n sfidën.

Trajneri Ernesto Valverde ka bërë rotacion dhe ishte pikërisht një nga rezervat ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 55’.

Pas një aksioni model nga miqtë, Alena ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur.

Pak minuta më pas erdhi goli që vulosi fitoren e Barcelona-s. Luis Suarez shënoi nga pika e bardhë duke dyfishuar rezultatin.

Messi u fut në fushë për minutat e mbetura, por nuk arriti të ndikonte në rezultatin. Barça vazhdon rrugën drejt titullit kampion.

Skip to toolbar