Portieri dhe njëherazi kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka folur në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes ndaj Qarabag, e vlefshme për turin eliminator të UEFA Champions League. Gardiani i ‘kuq’ është shprehur se skuadra do mundohet të bëj mirë në takimin e së mërkurës, ndërsa shpreh dëshirën që kualifikimi të zgjidhet nga gjuajtja e penalltive.
Grupi i lojtarëve? U bënë gati tre javë që stërvitemi dhe kanë ardhur lojtarë që mundohen të ambientohen me grupin. Mendojmë të bëjmë mirë në përballjen me Karabakun”.
A mund të gjuaj penallti? “Mendoj se ka lojtarë që gjuajnë më mirë se unë, po patjetër do e merrja ta gjuaja një nëse më kërkohet, nuk jam tip emocional”.
Shanset tona? “Mbas ndeshjes me Ferencvarosh, atë të parën, njerëzit nuk e besonin kualifikimin se nuk ishim favoritë. Por futbolli është i çuditshëm dhe ka të papritura. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Të gjitha ekipet kanë qenë të forta por Karabaku është superior ndaj atyre që kemi ndeshur më përpara me sa e njohim. Mariborin na thanë se ishte ekip i fortë, por kur u përballëm ishim thuajse të barabartë në lojë edhe pse u mundëm. Ne do luajmë lojën tonë dhe me pak fat shpresojmë te rezultati në ndeshjen tonë
Orari? “Do ishte orar më i përshtatshëm në darkë. Ky është orari nuk kemi çfarë të bëjmë. Orar i vështirë por do japim 100%”.
Golat e pësuar në miqësore? Golat nuk kanë qenë pjesë e lojës që kemi shfaqur, por kemi zhvilluar lojë të mira në miqësore. Mendoj se thjesht nuk ka pasur shumë vëmendjen ato ndeshje se kanë qenë miqësore. Trajneri po e punon edhe më shumë skemën. Agolli nuk është se e kam pyetur për këtë ndeshje edhe pse e njoh”.
Penalltitë? ‘Shpresoj të shkojë te penalltitë se do jetë e bukur se e kam në dorë unë. Por janë dy ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar fillimisht te kjo sfidë e parë pastaj të shohim”, është shprehur Alban Hoxha.