Alexander Soros, djali i filantropit të njohur amerikan George Soros, reagoi në Twitter ndaj refuzimit të Francës për të hapur negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Alex Soros shpërndan një status të Komisionerit Johannes Hahn, i cili shkruan se: “Dështimi nuk është i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishe Bashkimi Europian që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por më gjerë”, shkuran Hahn.
Këtë tëitt të Komisionerit në largim të KE, Alex Soros e shoqëron me një koment të tijin, ku shkruan se në Europë ekziston një paragjykim dhe fanatizëm nënvizues ndaj shqiptarëve etnikë. Sipas Alex Soros, ky paragjykim dhe fanatizëm nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshill. Europa duhet të përballet me shqiptarofobinë e saj”, shkruan Alex Soros.
Më tej, djali i George Soros, që në Shqipëri është një prej donatorëve kryesor të shoqërisë civile nëpërmjet fonadcionit Shoqëria e Hapur, shpërndanë dhe një status të ish-Kryeministrit të Suedisë, Carl Bildt. Ish shefi i ekzekutivit në Suedi shkruan në Twitterin e tij se: “Padyshim që Franca dhe Macron i kanë dhënë një goditje të rëndë besueshmërisë së përgjithshme të BE-së, si aktor me rëndësi për stabilitetin e Evropës. Në rajonin ku Evropa do të duhet të provonte fuqitë e saj, tashmë e ka goditur me thikë pas shpine”, shkruan Bildt. Ndërkohë, Alex Soros e komenton këtë status të Bildt me një fjali, përsëri duke iu drejtuar Macron: “Presidenti Macron pret që Evropa të zgjidhë çështjet mes Serbisë dhe Kosovës, por si?”, shkruan Alex Soros.