Kyriakos Mitsotakis, i partisë Demokracia e Re, ka arrtiru të sigurojë një mandat qeverisës për katër vitet e ardhshme në Greqi, pasi fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në 7 korrik. Kreu i konservatorëve grek, ka marrë 158 vende në parlamentin e ri të Greqisë, nga 300 që ka gjithsej, duke fituar kështu shumicën e nevojshme për të krijuar qeveri, pa pasur nevojë për koalicion.
Pas fitores në zgjedhjet e të dielës, afër përfundimit të nuërmimit të votave, Mitsotakis, ka bërë një reagim ku shprehet se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë. “Unë do të jem kryeministër i të gjithë Greqisë dhe do të punojë shumë fort që të bind edhe qytetarët që nuk na votuan. Jam plotësisht vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare, qëndroj modest ndaj vendimit të populli, por edhe marr forcë për të nesërmen”, tha Mitsotakis.
Kundërshtari i tij, kryeministri në ikje Alexis Tsipras i SYRIZA-s, ka pranuar humbjen në zgjedhje, duke deklaruar se e kishte telefonuar Mitsotakisin për fitoren, dhe se tani i mbetej vetëm të respektonte vullnetin e popullit grek. “Respektoj vendimin e popullit. Kontaktova Mitsotakis dhe e përgëzovë për fitoren e tij. Në demokraci ndryshimi i qeverisjes është thelbësore. Nuk do të bëjë atë që kanë bërë kundërshtarët e mi, por do të respektoj vullnetin e popullit”, shkruan Tsipras.
Një mesazh urimi ka ardhur edhe nga Bashkimi Europian. Ka qenë kreu në ikje i KE, Jean-Claude Juncker, ai që ka shkruar një Twitter ku uron kryeministrin e ardhshëm të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. “Dëshiroj t’ju përgëzoj për fitoren tuaj bindëse në zgjedhjet parlamentare. Ti e di lidhjen time personale me Greqinë dhe njerëzit e saj që kanë duruar kaq shumë gjatë dekadës së fundit. Dinjiteti, elasticiteti dhe angazhimi evropian i grekëve meritojnë respekt”, shkruan Juncker.