Mos bini pre e mashtrimeve! Ambasada Amerikane ka një këshillë për ju

Nëse jeni duke kërkuar një vizë punësimi për në SHBA, atëherë ndiqni këshillën e Ambasadës Amerikane. Përmes një postimi në Facebook, ambasada ju këshillon që të merrni informacion zyrtar në www.uscis.gov dhe të mos bini pre e njerëzve që ju marrin para dhe ju mashtrojnë.

“Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në ëëë.uscis.gov

Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen” shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Skip to toolbar