“Jemi vëllezër”, Balla takon Princin e Abu Dhabit: Mbështetje Shqipërisë për rindërtimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë takimit, Balla është takuar me Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit. Balla tha në një reagim se e kishte falënderuar Princin e Kurorës së Abu Dhabit për solidaritetin e treguar ndaj Shqipërisë për tërmetin e 26 nëntorit. Ndërsa prej tijm, Taulant Balla ka marrë garancinë se Emiratet Arabe do të mbështesin rindërtimin e Shqipërisë.

“Duke e informuar për situatën aktuale dhe vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara, Shqipëria do t’i ishte mirënjohëse Emirateve të Bashkura edhe për një mbështetje financiare për rindërtimin e mijëra banesave si dhe të shkollave dhe qendrave shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti. “Jemi vëllezër” ishte përgjigjia e Princit të Kurorës së Abu Dabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan dhe se Emiratet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe për rindërtimin. Populli i emirateve të bashkuara i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i qëndron pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira”, shkruan Taulant Balla.

Më tej, Balla shprehet se takoi drejtues të tjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku diskutoi për rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti, por dhe për projektete të tjera dypalëshe. “Edhe me Kryetarin e sapo zgjedhur të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Sh.T.Z. Saqr bin Ghubash Saeed Ghubash tema kryesore e bisedës ishte nevoja e mbështetjes së Shqipërisë në fazën e rindërtimit. Rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare ku bejmë pjesë”.

“Kuadri i marrëveshjeve bilaterale të firmosura mes dy vendeve dhe të ratifikuara nga dy parlamentet është i plotësuar, i cili ndikon drejtpërdrejtë intensifikimin e investimeve të ndërsjellta dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Është shumë e rëndësishme që EBA të heqin vizat për qëllim turizmi për qyetarët shqiptarë si dhe vendosja e një linje direkte fluturimi me Tiranën. Aktualisht kemi në zbatim disa marrëveshje bashkëpunimi me ADFD (Abu Dhabi Fund for Development) sikurse është edhe projekti i Buleverdit të Tiranës”, tha Balla.

Skip to toolbar