Arben Ristani
deklaroi në “Real Story” se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza janë
zgjedhjet. Të parakohshme apo në vitin 2021, sipas ish-Sekretarit të
Përgjithshëm të PD, në demokraci ka vetëm një rrugë për të mposhtur
kundërshtarin, zgjedhjet. “Ristani: Sigurisht që shtatori nuk është larg. Unë
besoj që rrugë për të dalë ka. Në demokraci zgjedhjet janë rruga e vetme për të
ndryshuar pushtetutet. Edhe protestat janë forma demokratike, por në përfundim
do shkojmë në zgjedhje, normale apo të parakohshme”, tha Ristani, duke shtuar
se tashmë është koha që PD të krijojë besim te shqiptarët. “Patjetër që
zgjedhjet janë. Demokratët presin që PD t`i fitojë zgjedhjet, dhe në këto
kushte, dhe e vetmja mënyrë që të kompensohet qenia jashtë institucioneve,
duhet të rritet doza e besimit te lidershipi. Që të rritet besimi, do të duhet,
duke u nisur dhe nga një sër sondazhesh, kjo do të thotë që ka probleme me
besimin te njerëzit. Pasja e një programi të mirë është pjesë. Ky program i mirë,
do dhe njerëzit që do e realizojnë programin. Besueshmëria do duhet edhe te
njerëzit që do e realizojnë programin. Ajo që mungon sot është stafet që do
realizojnë nesër programin”, u shpreh Ristani.
Megjithatë, për
Arben Ristanin, aktualisht Partia Demokratike ka dhe një problem tjetër.
Mungesën e një ekipi, i cili do të duhet të prezantojë dhe të bind shqiptarët
me një program. Në këtë pikë, Ristani u shpreh se PD duhet që së pari të hapet
si parti, duke reflektuar demokracinë e brendshme, në mënyrë që më pas, këtë
demokraci ta reflektojë dhe në qeverisje. “Idea ishte që do bëjmë të mundur që
“do ketë zgjedhje pa Ramën kryeministër”. Kishte optimizëm, mendohej që do ia
dilnim një situate të tillë. Të dyja vendimmarrjet kanë qenë njër pas tjetrës.
Sidomos në situata revoltash, është e vështirë të kërkosh dialog. Për tu kthyer
te arsyetimi, nga ana tjetër, programi duhet dhe rregullat brenda partisë. PD
duhet të reflektojë demokracinë e brendshme, që do e reflektojë në qeverisje.
Partia duhet të respektojë dhe funskionojë në bazën e disa parimeve të
caktuara. Unë besoj që ka nevojë për tu vënë në pah dhe për tu zbatuar, për të
qenë të dukshme për publikun. Ka një punë që ka nisur në PD, por që është në
fazat e para. Ekipi i mirë, sigurisht dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, na
duhet patjetër që të kemi mbështetjen e tyre. të gjitha këto, unë besoj që e
bëjnë përsëri PD forcë fituese”, tha Rsitani.
Duke u shprehur se
Basha ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur deri më tani, Ristani u shpreh se
tashmë nuk është koha për të diskutuar të keqen që kanë shqiptarët nga Rama,
por çështja është se sa e përgatitur është PD për të marrë besimin e
shqiptarëve. “Patjetër që lideri i PD ka peshën e vetë të përgjegjësive. Ajo që
unë e kam parë me inters, me shumë miratim te zoti Basha, ka qenë ndjesia për
të kërkuar ndjesë pas një gabimi. Unë di të them pas zgjedhjeve të 2017,
pavarësisht se u ndikuan nga bandat, për ato përgjegjësi që ishin dukshëm të
lidershipit të PD, ai ka kërkuar dhe ndjesë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është
përsëritja e gabimit të 2017. Politikanët kanë demagogjinë e tyre dhe retorikën
e tyre për të shprehur mendimin. Unë besoj se koha është për të thënë të
vëretën. Nuk mban më retorika që duket sikur u hedhë sy shqiptarëve. E vërteta
është kjo; Rama nuk po drejton mirë vendin, që po krijon shumë probleme, për
ekonominë, drejtësinë, është e keqe e madhe që shqiptarët e kuptojnë. Çështja
është se sa të përgatitur jemi ne për të marrë besimin e shqiptarëve dhe për të
fituar zgjedhjet”.