Ristani: Koha për reflektim, Basha të tregoj planin që ka

Ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është një nga ato persona që ka pranuar se opozita gaboi me vendimet e saj për djegien e mandatave dhe refuzimin  për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në një puntatë speciale, Ristani shfaqet i  penduar për vendimin e tij për djegien e mandateve dhe lënien e PD pa asnjë lloj pushteti. Duket parë përfundimet që nuk ishin aspak në favor të PD, Ristani bën thirrje se ka ardhur koha që PD por dhe vetë Basha të reflektojë dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur për të dalë nga kjo situatë. Ristani tha se shpreson që Basha ta dijë se çfarë do të bëjë më 1 shtator dhe të mbledhë strukturat politike dhe t’i udhëzojë se cilat hapa duhen ndjekur për arritjen e fitores përfundimtare.  

Duke parë rezultatin e vendimit tonë për djegien e mandateve, mendoj që ndoshta duhet të kishim gjetur një rrugë tjetër. Shpresoj që Basha ta di çfarë do bëjë në 1 Shtator. Është koha për reflektim dhe për të kuptuar qartë se cila është rruga në të cilën do të ecim si do të ndahet ajo rrugë në etapa dhe si do të fitohen etapat njëra pas tjetrës për të arritur tek fitorja e madhe përfundimtare. Pra kemi nevojë për një qartësi të plotë dhe unë shpresoj që ta bluaj me mendjen e vet dhe t’ia bëj prezente edhe strukturave të PD, për ta diskutuar dhe për ta vendosur. Shpresoj shumë që do të ketë një reflektim. Basha duhet të sqarojë këtë konfuzion pasi demokratët kanë nevojë për një qartësim të situatës.” – tha Ristani /realstory.al

Ristani në “Real Story”: Rruga dështoi, zgjidhja vjen prej zgjedhjeve, po a është gati PD?

Arben Ristani deklaroi në “Real Story” se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza janë zgjedhjet. Të parakohshme apo në vitin 2021, sipas ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, në demokraci ka vetëm një rrugë për të mposhtur kundërshtarin, zgjedhjet. “Ristani: Sigurisht që shtatori nuk është larg. Unë besoj që rrugë për të dalë ka. Në demokraci zgjedhjet janë rruga e vetme për të ndryshuar pushtetutet. Edhe protestat janë forma demokratike, por në përfundim do shkojmë në zgjedhje, normale apo të parakohshme”, tha Ristani, duke shtuar se tashmë është koha që PD të krijojë besim te shqiptarët. “Patjetër që zgjedhjet janë. Demokratët presin që PD t`i fitojë zgjedhjet, dhe në këto kushte, dhe e vetmja mënyrë që të kompensohet qenia jashtë institucioneve, duhet të rritet doza e besimit te lidershipi. Që të rritet besimi, do të duhet, duke u nisur dhe nga një sër sondazhesh, kjo do të thotë që ka probleme me besimin te njerëzit. Pasja e një programi të mirë është pjesë. Ky program i mirë, do dhe njerëzit që do e realizojnë programin. Besueshmëria do duhet edhe te njerëzit që do e realizojnë programin. Ajo që mungon sot është stafet që do realizojnë nesër programin”, u shpreh Ristani.

Megjithatë, për Arben Ristanin, aktualisht Partia Demokratike ka dhe një problem tjetër. Mungesën e një ekipi, i cili do të duhet të prezantojë dhe të bind shqiptarët me një program. Në këtë pikë, Ristani u shpreh se PD duhet që së pari të hapet si parti, duke reflektuar demokracinë e brendshme, në mënyrë që më pas, këtë demokraci ta reflektojë dhe në qeverisje. “Idea ishte që do bëjmë të mundur që “do ketë zgjedhje pa Ramën kryeministër”. Kishte optimizëm, mendohej që do ia dilnim një situate të tillë. Të dyja vendimmarrjet kanë qenë njër pas tjetrës. Sidomos në situata revoltash, është e vështirë të kërkosh dialog. Për tu kthyer te arsyetimi, nga ana tjetër, programi duhet dhe rregullat brenda partisë. PD duhet të reflektojë demokracinë e brendshme, që do e reflektojë në qeverisje. Partia duhet të respektojë dhe funskionojë në bazën e disa parimeve të caktuara. Unë besoj që ka nevojë për tu vënë në pah dhe për tu zbatuar, për të qenë të dukshme për publikun. Ka një punë që ka nisur në PD, por që është në fazat e para. Ekipi i mirë, sigurisht dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, na duhet patjetër që të kemi mbështetjen e tyre. të gjitha këto, unë besoj që e bëjnë përsëri PD forcë fituese”, tha Rsitani.

Duke u shprehur se Basha ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur deri më tani, Ristani u shpreh se tashmë nuk është koha për të diskutuar të keqen që kanë shqiptarët nga Rama, por çështja është se sa e përgatitur është PD për të marrë besimin e shqiptarëve. “Patjetër që lideri i PD ka peshën e vetë të përgjegjësive. Ajo që unë e kam parë me inters, me shumë miratim te zoti Basha, ka qenë ndjesia për të kërkuar ndjesë pas një gabimi. Unë di të them pas zgjedhjeve të 2017, pavarësisht se u ndikuan nga bandat, për ato përgjegjësi që ishin dukshëm të lidershipit të PD, ai ka kërkuar dhe ndjesë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është përsëritja e gabimit të 2017. Politikanët kanë demagogjinë e tyre dhe retorikën e tyre për të shprehur mendimin. Unë besoj se koha është për të thënë të vëretën. Nuk mban më retorika që duket sikur u hedhë sy shqiptarëve. E vërteta është kjo; Rama nuk po drejton mirë vendin, që po krijon shumë probleme, për ekonominë, drejtësinë, është e keqe e madhe që shqiptarët e kuptojnë. Çështja është se sa të përgatitur jemi ne për të marrë besimin e shqiptarëve dhe për të fituar zgjedhjet”.

Ristani në “Real Story”: Basha la demokratët të pa përfaqësuar, pasoja të tmerrshme për PD

Arben Ristani ka qenë i ftuari i emisionit ‘special’ në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ish-sekretari i PD-së, një nga ish-njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, ka treguar se tashmë askush  në Shqipëri nuk është i kënaqur me situatën në vend. Ristani u shpreh se: “Askush në këtë moment nga opozita nuk mund të jetë i kënaqur, por unë shoh që dhe shqiptarët nuk janë të kënaqur sepse nuk jetojnë më në një vend normal. Nuk kanë më një politikë normale, një ekonomi të mirë, po largohen nga vendi çdo ditë. Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje. Patjetër që pesha e madhe sigurisht është e Qeverisë, sepse ajo ka detyrimin kryesor që të sigurojë normalitetin në vend. Por edhe opozita ka pjesën e saj në këtë përpjekje për ta çuar Shqipërinë drejt Europës që kemi ëndërruar prej vitesh tashmë”, tha Ristani.

Lidhur me aksionin e opozitës, Ristani u shpreh se gjithçka ishte e menduar, por ajo që nuk dinin ishte reagimi ndërkombëar. Sipas Ristanit, vendimmarrja e Bashës për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit, duhet të kishte informacion se çfarë mendimi kishin ndërkombtarët për këtë. Sipas Ristanit, ajo që rezultoi më pas, ishte se PD rrezikoi të shpallej ‘organizatë e dhunshme’.  

“Më pas ky veprim u shoqërua me një vendimmarrje për të mos hyrë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Në këto kushte kryetari i partisë ka pasur informacionin më të madh, dhe u besua se diçka e tillë do të ishte dhe e dakordësuar, për të arritur në qëllimin final. Ajo që ndodhi ishte se rrezikuam dhe të shpalleshim organizatë e dhunshme. Si përfundim u krye maskarada e zgjedhjeve, pasi ato nuk ishin zgjedhje. PD tashmë humbi veç pushtetit qendror dhe atë lokal. Jemi përpara një pasoje të tmerrshme në politike. E gjithë e djathta, dhe aleatët, dhe një pjesë e shqiptarëve që besojnë te PD, mbetën të papërfaqësuar, qoftë në pushtet qendror, qoft në pushtet lokal”, tha Ristani.

Deklarata e Cutillos në “Real Story”, Kulluri-Bashës: Mblidh mendjen, s`ka komplot kundër teje

“Pra i dashur Kryetar, nuk ka komplot ndërkombëtar kundër teje! Aq më tepër nga një ambasador i një qeverie konservatore! Mblidhe mendjen mirë që nuk ke asnjë mbështetje ndërkombëtare në rrugën aventureske që vazhdon me kokëfortësi!”, ky është reagimi ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, pas deklaratave të Ambasdorit italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, që deklaroi në “Real Story”, se “synimi im është që të çojmë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk mbëstesim asnjë palë politike në Shqipëri”.

Gjatë emisionit të fundit  për këtë sezon në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ambasadori italian, hodhi poshtë akuzat e bëra shpesh nga opozita apo dhe Presidenti i Republikës, se ambasadorët mbështesin qeverinë. Deklarata e Cutillos, ka nxitur dhe reagimin e ish-anëtarit të PD-së, Edvin Kulluri, i cili shprehet se Lulzim Basha ëshë pa mbështetje ndërkombëtare në rrugën aventureske që vazhdon me kokëfortësi.

Edvin Kulluri, së bashku me Arben Ristanin, Jozefina Topallin, Arben Imamin dhe të tjerë ish-anëtar dhe drejtues të PD-së, kanë dalë kundër Lulzim Bashës dhe aksionit të tij opozitar radikal. Madje, këta kanë bërë thirrje dhe për ristrukturim të Partisë Demokratike duke filluar me zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Ndërkohë, reagimi i Kullurit vjen pas atij të Arben Ristanit, i cili gjithashtu gjatë të hënës, në një postim në rrjetet sociale la të kuptohet se pas dështimit të aksionit opozitar në të gjitha format dhe rrugët e ndjekura, për të larguar Ramën, tashmë duhet të ketë një rrugë tjetër, ndoshta largimi i Bashës. Pas këtyre reagimeve, të dy ish-drejtuesve të lartë të PD, Kulluri dhe Ristani, janë parë së bashku të martën në një takim miqësor në një nga kafet e kryeqytetit.

Pas Topallit shpërthen Ristani kundër Bashës: Të lutemi që Rama të ikë vetë!! Ose…

Ish deputet dhe ish sekretari i Partisë Demokratike, Arbeni Ristani, sot pa asnjë rol në parti, ka sulmuar ashpër kreun e demokratëve Lulzim Basha se si do të arrijë ai të largojë Ramën nga qeveria. Ristani, përmes një statusi në Facebook, ka renditur të gjitha mënyrat që Partia Demokratike përdori për të rrëzuar kryeministrin Rama dhe që nuk ja arriti dot, as me protestat disa mujore, as me dhunën e ushtruar dhe sigurisht aq më pak me djegien e mandatave dhe lënien e PD-së pa asnjë lloj pushteti për herë të parë pas gati 30 viteve demokraci.

Ristani i është shtuar zërave kritik dhe të ashpër brenda dhe jashtë PD për mënyrën se si Basha është duke e drejtuar dhe se si qëllimet e saj dështuan në vetëm 5 muaj. Ish deputeti demokrat ka kritikuar djegien e mandateve duke mos u dhënë asnjë mundësi demokratëve për të munduar Ramën në zgjedhje por nuk ka lënë edhe pa përmendur me ironi se si amerikanët dhe ndërkombëtarët  i tërhoqën veshin opozitës në lidhje me protesta e dhunshme.

Duke parë se PD dështoi të arrinte qëllimet e saj, Ristani bën thirrje që të lutemi që Rama të ik vetë ose ka një rrugë tjetër. Cila është rruga tjetër që propozon Ristani? Mos është e njëjta rrugë me atë që kërkon edhe Jozefina Topalli, kritikja numër një dhe më e ashpër e Bashës?

‘Do bëni ndonjë gjë për ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Më tha shitësja e bukës sot. Diçka mërmërita nëpër buzë dhe u largova. Rrugës mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramën në zgjedhje. Në kemi vendosur të mos futemi me Edi Ramën kryeministër, në zgjedhje. T’i thosha që do e largojmë me protesta. Ne kemi berë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot. T’i thosha se do e largojmë me dhunë. Ne s’jemi për dhunë, por edhe partneret tanë amerikanë e europianë s’na lejojnë. Mund t’i kisha thënë: hajde lutemi se bashku që ai të largohet vetë, por nuk do ishte serioze. Në fakt ka një rrugë tjetër, por atë s’ja thosha dot shitëses se bukës sepse nuk do më kuptonte.” – shkruan Ristani

Jozefina Topalli, më parë, sulmoi fort dhe ashpër Bashën përmes një statusi që u cilësua edhe si “letra e tij e funeralit” në krye të PD. Ajo e akuzoi se shkatërroi një forcë politike gati 30 vjeçare me djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit. Topalli u tregua e papërmbajtur në sulmet e saj duke e cilësuar Bashën edhe si një “eksperiment të pamerituar për demokratët dhe vendin.”

Skip to toolbar