Lënia e mandateve, Ristani: Edhe Murrizi votoi ‘pro’, por s`dinim ç`mendonin ndërkombëtarët

Arben Ristani ishte i ftuari i mbrëmjes në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka treguar një detaj interesant nga vendimi opozitës për djegien e mandateve në muajin shkurt. Ristani, duke treguar se vendimi për të djegur mandatet nuk erdhi rastësisht, por i menduar, u shpreh se deputeti demokrat, Myslim Murrizi, votoi ‘pro’ lënies së mandatit dhe më pas u rikthye në Parlament. “Djegia e mandateve nuk erdhi si dielli në një ditë me shi. Ishte paraprirë nga deklarata të Berishës. Te demokratët ishte një mendim që kishte kohë që rrihej, ka qenë një vendim i marrë me unitet. Vendimi për të vajtur këtu, ishte unanim. Madje edhe Murrizi ka ngritur dorën lart pro vendimit. Pothuajse ka qenë 100% i dakordësuar. Edhe unë kam votuar pro”.

Më tej, në delartën e tij, Ristani u shpreh se ndonëse mendimi për lënien e mandateve nuk erdhi si rrufeja në qiell të hapur, në fakt, anëtarët e kryesisë dhe deputetët, nuk kishin informacion rreth qëndrimeve të ndërkombëtarëve. Sipas tij, ajo çka ndodhi më pas, tregoi se ndërkombëtarët nuk ishin pro këtij vendimi.  “Por informacioni që na mungonte ne ishte konsulta me partnerët ndërkombëtarë, që janë ekskluzivitet i liderit. Duhet të ishte diçka e dakordësuar para se të merrej. Fakti që nuk pati mbështetje ndërkombëtare, tregon që nuk ishte dicka e dakordësuar”.  Gjithashtu, Ristani shton se tashmë demokratët janë të papërfaqësuar në të gjithë Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si momentin e duhur për reflektim nga kreu i PD-së, Luzlim Basha.

“Ky moment është  i duhuri për të reflektuar për të parë dhe gjetur se cila është rruga e duhur për t`ia arritur qëllimit. Është kollaj  të thuash se Rama ka rënë, ja dhe pak, deri sa të vijnë zgjedhjet e 2021. Zgjidhja duhet gjetur shpejt, ai zullumin e ka bërë të madh, mundësitë për ta mundur janë, çështja është që ne duhet të shohim te vetja për të mundur rrëzimin e Ramës dhe për të ardhur PD në pushtet. Aktualisht kemi demokrat të papërfaqësuar. Kjo është e tmerrshme në demokraci, i një partie që duhet të mbajë mbështetësit e vetë, dhe të bëhet gati për të ardhur në pushtet. Ka vend për të reflektuar, PD është në mundësitë e veta për të qenë forcë fituese”, u shpreh Ristani.

Skip to toolbar