Përgjimet e Bild, Balla sqaron
kush është Arben Keshi
Nga studio e “Real Story”, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar se kush është Arben Keshi, emri i të cilit del në disa audio-përgjime të publikuar nga Bild. Balla sqaron se Keshi është një anëtar i vjetër i Partisë Socialiste në Dibër dhe kandidonte për kryetar në Maqellarë. Ndërsa për sa i përket bisedës më Ramën, Balla tha është e vërtetë pasi në një pjesë të saj ka qenë vetë i pranishëm. Madje Balla bëri një deklaratë të fortë ku tha se Arben Keshi është rrahur dhe kërcënuar me armë nga Flamur Noka dhe disa persona të lidhur me PD. “Arben Keshi është anëtar i PS në Dibër . Ka kandiduar për kryetar komune në Maqellarë dhe është rrahuar nga persona të PD në atë kohë. Ka qenë një prej koordinatorëve elektorale në Maqellarë. Keshi dhe personat bashkë me të janë rrahur në mënyrë shtazarake nga Falmur Noka, madje i kane nxjerrë dhe pistoletën Keshit. Në arkiva mund të gjeni edhe deklaratën time ku akuzoj PD për dhunim të anëtarëve të PS.”
Balla: Përgjimet e Bild, grafika
e njëjtë me rastin “Babale”
Kryetari i Grupit Parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla nga
studio e Real Story, i gazetarit Sokol Balla në Vizon Plus, tha se ka dyshime të
forta se përgjimet e publikuara nga “Bild” kanë të njëjtat grafika si në rastin
“Babale”. ‘Kam dyshimet e mia që grafika
është e njëjta me atë që është përdorur dhe në rastin Babale. Është e njëjta
firmë. Madje edhe praktika e përdorur është si në rastin Zagani dhe gazetarit
Basir Çollaku, që lajmërojnë 2-3 ditë para se çfarë do të ndodh.” – tha Balla.
Taulant Balla ka komentuar në emisionin Real Story në Vizion Plus,
përgjimete Dibrës. Balla u shpreh se kjo
çështje i takon drejtësisë, dhe ajo duhet të hetojë. “Kjo është çështje që i
takon drejtësisë. Kjo për mua nuk është gjë e re, ka dy vjet që ma tund Lulzim
Basha. Shqetësimi im është që ky prokuror që vodhi CD, i çoj te PD, i montuan,
i nisën në Gjermani. Pse nuk e ka bërë detyrën? Edhe sot reagimi i PS ishte ta
zgjidhi prokuroria. Nxorën një sinkron të ministrit Gjiknuri me një funksionar
të PS, sepse kishte nodhur një parregullsi, pasi PD kishte vendosur vëzhgues që
nuk lejoheshin me ligj. Vëzhguesit tanë ishin intimiduar me njerëz që kishin
ardhur nga e gjithë Shqipëria. Unë e kam parë me sytë e mij, nesër do dali
përgjimi tjetër, në orën 2 të natës Arben Keshi më ka marrë në telefon dhe më
ka thënë “hajde se po më vret Flamur Noka”, u shpreh Balla.
Përgjimet, Balla: Prokuroria të
hetojë dhe të sqarojë publikun
Më tej, Taulant Balla u shpreh se lidhur me problematikat e Dibrës në
zgjedhjet e 2016, një vit më pas u bën ndryshime në Kodin Zgjedhor. Balla tha
më tej, se për këtë çështje duhet të mos ngrihen akuza politike, por të vijohet
me hetimet nga Prokuroria. “Lidhur me problematikat e Dibrës, më pas janë
ndryshuar shumë ligje për të rritur
efikasitetin. Thelbi është, të tërhiqemi nga akuza politike. unë bie dakord me
një gjë, që kjo lloj prokurorie është përdorur si shantazh, sot fillon hetimi,
dhe nesër në studiot televizive lexon të gjithë materialet hetimore”. “Sa më
shumë të afrohen zgjedhjet lokale, do dali një paketë e tyre për të justifikuar
dështimin politik të Lulzim Bashës. Për mua nuk ka qenë surprizë kjo gjë. Po të
më pyesnit në janar, do ju thoja se në qershor do dali kjo gjë. Nuk ka vepër
penale të asnjë nga personat… Për zgjedhjet e Dibrës unë kam qenë në emision më
Sokol Ballën, kur u publikuan disa informacione në emisionet televizive, nëse
doni vlerësimin tim, ato ishim më të rënda se sa këto. Është për të ardhur keq
se si një emision investigativ bëri punë më të mirë se sa prokurorët. Ta lëmë
Prokurorinë ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Prokuroria ka detyrimin ti
bëjë një sqarim publikut, unë jam i bindur se as Damian Gjiknuri, as deputetët
e tjerë, unë nuk e fsheh më është dashur të komunikojë dhe me deputet të PD për
të krijuar një klimë qetësie”.
Përgjimet, Balla: PD i ka prej 2
vitesh, familjarët e Bashës ja dorëzuan Bild
Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla bëri një deklaratë të
fortë nga emisioni “Real Story”, ku tha se Lulzim Basha i dispononte këto
audio-përgjime një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Dibër në 2016. Madje ai
tha se kanë qenë vetë familjarët e Lulzim Bashës që kanë bërë transportimin e
tyre tek gazetari i Bild. “Partia Demokratike i dispononte këto audio-përgjime
një ditë pas zgjedhjeve në Dibër. Pra i ka prej 2 vitesh e 7 muaj në dorë. Pse
nuk e ankimoi në gjykatë që atëherë? Madje e them me bindje se gazetari i Bild i ka marrë nga vetë PD-ja. Kanë qenë
familjarë të Lulzim Bashës që kanë bërë transportimin e tyre.”- tha ai. Balla shtoi se nëse ato video do të
përbënin një provë Basha do t’i kishte animuar në gjykatë që atë ditë kur i
mori. “Nuk ka prova në ato audi-përgjime, por ka copëza të marra dhe të
ndërtuara një telenovelë me to. Po të kishte prova në përgjime do e kishin
rrëzuar procesin zgjedhor në Dibër që një ditë pas zgjedhjeve.”
Balla: Presidenti mund të ketë
dhe probleme mendore, do shkarkohet!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, deklaroi
në ‘Real Story’ se mazhoranca do ti shkojë deri në fund shkarkimit të
Presidentit të Repbulikës Ilir Meta. “Unë jam një prej firmëtarëve që kam
kërkuar shkarkimin e Metës. Ai ka humbur besimin e Kuvendit, të të gjithë
grupit Parlamentar të PS. Unë besoj se Kuvendi do ti bindet me 94 anëtar për ta
çuar deri në fund këtë gjë. Unë kam dëgjuar një deklaratë lajthitëse të
Presidentit të Republikës ndaj Kuvendit. Presidenti i Republikës po çon
ndërmend edhe shpërndarjen e Parlamentit. Presidenti i Republikës mund të ketë
probleme edhe të shëndetit mendor”, tha Balla.
Balla konfirmoi dhe njëherë qëndrimin dhe këndvështrimin e Partisë
Socialiste se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën. Kompetenca për çdekretim, kreut
të shtetit i është hequr me ndryshimet kushtetuese, ndërsa e ka cilësuar datën
e dekretimit të zgjedhjeve, si një kompetencë ceremoniale. “Me ndryshimet
kushtetuese Presidenti i Republikës ka thjesht e vetëm një kompetence
ceremoniale për dekretuar datën e zgjedhjeve. Unë kam qenë përfaqësues i PS në
presidencës për konsultën, teksa presidenti thirri palët, dhe jo pa qëllim kam
bërë një diskutim ndoshta më të gjatë se kolegët e tjerë të opozitës. I kam
thënë presidentit: ‘si mendoni ju, se ju e keni këtë kompetencë? Janë vetëm dy
data më tha, nëse ne biem dakord, të lutem, më tha, opozita kërkon datën 30 dhe
më dueht të vendos datën 30”. “A e ka shkelur presidenti kushtetutën? Mendoj se
në disa pika. Së pari, presidenti i republikës në saj të asaj “zhveshje”
kompetencash, nuk ja njeh Kushtetuta të drejtën e dekretimit. Presidenti i
Republikës ka sjell si kazus, në argumentin që i ka sjellë Kuvendit, ka sjellë
si referencë rastine vitit 2007, kur
president ishte Z.Moisiu. ky i fundit tha se unë nuk e bëj dot dekretimin pa më
dhënë mundësinë një dispozitë tranzitore”, u shpreh Taulant Balla.
Balla: Kuvendi është funksional,
nuk i shkojmë Metës për dialog
Në lidhje me një mundësi që presidenti Meta mund të shpërndajë
parlamentin, Taulant Balla tha se presidenti tashmë njihet se nxjerr dekrete të
çmendura. Kuvendi është funksional dhe mund të miratojë ligje që kërkojnë 2/3 e
votave tha Balla në Real Story, duke lënë të kuptohet se nuk do të njohin asnjë
dekret që nxjerr presidenti Meta për shpërndarjen e parlamentit. “Nuk e kuptoj
pse dërgoi letër për numrin e deputetëve ku ai i ka të gjitha informacionet në
webside. Presidenti nxjerr dekrete të çuditshme që nuk ka asnjë paragraf
kushtetues që t’i jap të drejtë. Kuvendi i Shqipërisë është funksional dhe ka
fuqinë për të miratuar edhe ligje me shumicë të cilësuar 2/3 si ndryshimet
kushtetuese dhe shkarkimin e presidentit. Kuvendi sot është funksional ta bëjë
këtë gjë. Kuvendi ka miratuar një rezolutë ku i bën thirrje presidentit të
reflektojë.” Ndërsa i pyetur nga gazetari Sokol Balla se ato të marrë pjesë në
ftesën e Metës për të diskutuar për një datë zgjedhje, Taulant Balla tha se
“nuk ka asnjë arsye për të dialoguar dhe për të diskutuar. Është një çështje që
është mbyllur që në vitin 2018.”