Ikën pas 7 muajsh kreu i Doganave, kush e zëvendëson

Qëndrimi i Arlind Gjokutaj në krye të Doganave ka zgjatur vetëm 7 muaj. Gjokutaj dorëhiqet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ndërsa është zëvendësuar nga Gjon Bardhi që mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion.

Gjokutaj u emërua në detyrë në fund të marsit 2019 dhe gjatë kohës së drejtimit të tij ka pas disa dalje në media në lidhje me aksionin e qeverisë kundër informalitetit.

Emërimi i Gjokutaj është bërë në të njëjtën kohë me Enton Duron te Drejtoria e Tatimeve, por që Duro mbajti pozicionin për vetëm tre muaj. Emërimi i tyre nga kryeministri Rama ishte bërë me synime të qarta për të reformuar administratën dhe situatën e këtyre institucioneve, ku drejtuesve të rinj iu la një muaj kohë për të treguar rezultatet. Mesa duket ky vendim mund të konsiderohet edhe si mungesë e rezultateve të kënaqshme dhe mund të jetë një nga arsyet e dorëheqjes së Gjokutaj.

Skip to toolbar