Policia e Vlorës ka dalë me një komunikatë
zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të dielës, ku dy policë u
dhunuan nga katër persona. Sipas policisë, mësohet se dy efektivë të partullës
kanë skuar në një loka, në afërsi të Portit të Vlorës për të arrestuar një
shtetas. Bëhet fjalë për 36 vjeçarin, emrin e të cilit policia e jep me
inicialet A.C.
Ky person do të shoqërohej në komisariat pasi
dyshohej për një vepër penale. Por gjatë kohës që efektivët Blu kanë kërkaur të
shoqërojnë 36-vjeçarin, kanë hasur në kundërshtimin e tre personave të tjerë,
shokë të këtij personi. Ata kanë goditur dhe dhunuar dy efektivët e policisë, të
cilët janë dëmtuar fizikisht dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë
kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e
personave në ambientet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga
Specialistët e Seksionit për Hetimin
e Krimeve të Komisariatit të Policisë
Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë
i shtetasve: A.C., 36 vjeç banues në Vlorë, D.M.,25 vjeç, S.N., 23 vjeç dhe
K.M., 22 vjeç, të gjithë banues në vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë për
veprime të mëtejshme.
Gjatë disa orëve, Komisariatet 2 dhe 5, të
Policisë së Tiranës, kanë bërë arrestimin e disa shtetasve, të cilët akuzohen për
vepra të ndryshme penale. Nëpërmjet një komunikate, publikuar në rrjetet
sociale, Policia e Tiranës njofton se efektivët e Komisariatit 2 në Tiranë, kanë
bërë arrestimin e dy shtetasve, të cilët akuzohen për veprën penale të “Heqjes së
paligjshme të lirisë”. Dy të arrestuarit janë shtetasi me inicialet F.M., 35
vjeç dhe S.M., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shetas ishin shpallur në kërkim, pasi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për
ekzekutimin e vendimit penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën
penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit
F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime
të mëtejshme.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit
në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Tiranës, është arrestuar një 24-vjeçar, me
inicialet A.Ll., që akuzohet për “Për plagosje e lehtë me dashje”. Ky shtetas,
me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, është arrestuar
ppasi për motive të dobëta ka goditur në kokë një 64-vjeçar në rrugën “Muhamet
Gjollesha” në Tiranë, duke i shkaktuar plagë të lehta. I plagosuri është dërguar
në spital për të marrë mjekim, dhe sipas
policisë është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë të martës, Specialistët e Krimit, po në
Komisariatin Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari, me
inicialet A.K., banues në Laç, që auzohej se për “Përndjekje” dhe dhunë fizike.
Ky shtetas, është arrestuar pasi ish e dashura e tij, ka bërë denoncim në
polici se shtetasi me inicialet A.K., e përndiqte dhe kishte ushtruar dhunë
fizike.
Policia e Elbasanit
ka arrestuar katër shtetas dhe ka shpallur tre të tjerë gjatë operacionit të
koduar “Palestra”. Shtetasit me inicialet R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D.
P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, janë vënë në pranga nga uniformat blu, pasi janë
kapur në flagrancë me 11 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Tre të rinjtë dhe
51-vjeçari dyshohet se lëndë narkotike do e tregtonin në qytetin e Elbasanit.
Gjatë operacionit, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin
që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis
Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete
dhe tre aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe
shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.
Komunikata
e Policisë:
Elbasan
Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “PALESTRA”. Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.