Juglindja nën “pushtetin” e dëborës, ARRSH tregon rrugët ku duhet pasur kujdes

Në rajonin juglindor të vendit moti i keq ka krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore. Sipas një njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në aksin Korçë-Ersekë qarkullimi rrugor kryhet pa zinxhir. Megjithatë, në “Qafën e Qarrit” km 13-18 ka stuhi dëbore.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment, pasi era e fortë sjell borën në rrugë në formë stuhie.

Po përpos erës së fortë kalimi kryet pa zinxhirë. Kontraktori është në terren që në orët e para të mëngjesit dhe po punon me 3 borëpastruese përgjatë këtij segmenti”, thotë ndër të tjera ARRSH.

Deri më tani Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk njofton për të tjera probleme në rrugët e vendit.

Punime në autostradën Tiranë-Durrës. Mësoni si do të qarkulloni

ARRSH njofton se ka nisur punimet për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës dhe si pasojë do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor.

Punimet nisin sot dhe do të zgjasin deri në datën 17 korrik. Deri atëherë lëvizja e automjeteve do të bëhet me një korsi në disa segmente.

Njoftimi i ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se, duke nisur nga dita e Mërkurë datë 8 Maj 2019 ora 08:00 në mëngjes deri në datë 17.07.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

– Rehabilitim i sistemit te ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.

Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Hapet rruga për financimin e Korridorit Adriatiko-Jonian

Autoritetit Rrugor Shqiptar ka miratuar ditën e sotme gjurmën definitive të Korridorit Adriatiko-Jonian, duke i hapur rrugë financimit të projektit përfundimtar. Korridori Adriatiko-Jonian është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Studimi është financuar nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor për segmentin rrugor Mal i Zi – Shqipëri.

Lajmi për financimin e projektit për Korridorin Adriatiko-Jonian është dhënë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar përmes një deklaratë për mediat ku sqaron se:

“Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar u mbledh sot më datë 17.4.2019 për të marrë në shqyrtim propozimet e dërguara nga Konsulenti “Konsorciumi i Kompanive ëYG-COëL-Atkins-Arup”, për studimin e fizibilitetit për projektin: Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian (seksioni rrugor 1 dhe 2) Mali i Zi dhe Shqipëri.

Në përfundim të prezantimit dhe diskutimeve vijuese, Këshilli Teknik miratoi gjurmën definitive të Korridorit, mes disa alternativave, duke i hapur rrugë njëherë e mirë financimit të përgatitjes së projektit përfundimtar. Gjithashtu, Këshilli la detyra të mëtejshme për specifikime teknike të nevojshme, si dhe në bashkëpunim me ARRSH, Konsulenti do të bëjë një azhornim të studimit me projektet të cilat janë zhvilluar së fundmi, që janë në zhvillim e sipër ose që pritet të nisin së shpejti në mënyrë që të shmangen problematikat dhe vonesa në të ardhmen.

Ky studim është financuar nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe është kryer vetëm për segmentin rrugor Mal i Zi – Shqipëri. Kuadri i investimeve të Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, Insitucioneve Financiare Ndërkombëtare, dhuruesve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Ky investim mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Korridori Adriatiko-Jonian është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua zyrtarisht në 2016-n.

Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me pjesën Joniane të gadishullit ballkanik nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhja rrugore është planifikuar të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali në Kalamata, Greqi. Projekti është i përfshirë në portofolet e projekteve kombëtare shqiptare dhe malazeze dhe është një projekt prioritar i nivelit kombëtar dhe rajonal. Gjatësia e përgjithshme e vlerësuar e korridorit Adriatiko-Jonian nga Italia deri në Greqi është përafërsisht 1,550 km.”

Skip to toolbar