Arsene Wenger: Kthehem së shpejti në futboll, jo si trajner

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se është gati të marrë një rol të ri në futboll, por ka pranuar për herë të parë se nuk do të kthehet më si trajner. Wenger përfundoi karrierën 22 vjeçare me “Gunners” në sezonin 2017-2018, duke deklaruar në atë kohë se do të dëshironte të merrte të tjera përgjegjësi si trajner.

Por duket se ajo dëshirë tashmë është venitur, dhe 69-vjeçari francez ka deklaruar se do të rikthehet në futboll por jo më si trajner. “Mendova se do të kthehesha si trajner shumë shpejt, por më pëlqente pak”, i ka thënë Wenger BBC-së. “Tani jam në udhëkryq. Do të më shihni përsëri në futboll. Si trajner… nuk e di”, ka thënë ai.

“Gjatë këtij viti kam bërë shumë punë bamirësie, dhe më pëlqeu. Nuk kam shumë intensitet në jetën time, por kam një perspektivë më të qartë të asaj që po ndodh. Shoh gabimet e drejtuesve të tjerë dhe nuk paguaj çmim për këtë”, ka thënë ish-trajneri i Arsenalit.

“Kam arritur në përfundimin se dua të ndaj me të tjerët atë që kam mësuar gjatë jetës, sepse mendoj se jeta është e dobishme nëse, në një moment, ndani me të tjerët ato gjarë që dini”.

Në çfarë mënyre do të jetë? A do të jetë vetëm duke fituar lojëra futbolli apo do të jetë në një mënyrë tjetër? Kjo është ajo që unë duhet të vendos dhe ky vendim do të vijë shumë shpejt. Futbolli është ende pasioni im. Do të kthehem së shpejti, por nuk mund t’ju them saktësisht se në çfarë kapaciteti”, ka përfunduar Wenger. 

Skip to toolbar