Dortmundi ‘shuplakë’ Augsburgut, mesazh Bayernit që në nisje

Këtë fundjavë kanë nisur kampionatet kryesore ne Evropë. Mes tyre ka qenë dhe Bundeslia, me ndeshjen e parë që u luajt të premten mes Hertha Berlin dhe kampionëve në fuqi, Bayern Munich. Pasditen e të shtunës janë luajtur takimet e radhës të javës së parë të Bundesligas, ku skuadra e Dortmund ka fituar 5-1 kundër Augsburg. Ishte skuadra mike që shënoi e para me Niederlechner, sapo nisi ndeshja, por dy minuta më vonë Dortmund barazoi shifrat me Alcacer.

Me barazimin 1-1 u mbyll takimi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Sancho shënoi golin e avantazhit në minutën e 51, Reus trefishoi në të 57`, ndërsa dy minuta më vonë ishte përsëri Alcacer që shënoi golin e katërt për Dortmund. Në të 82` Brandt realizoi golin e pestë, duke vulosur shifrat e fitores në 5-1 për skuadrën e tij.

E ka nisur mbarë dhe Freiburg i Amir Abrashit, që ka fituar në shtëpi 3-0 ndaj Mainz, duke u bashkëngjitur Dortmundit në vendin e parë. Golat u realizuan të gjithë në pjesën e dytë, ndërsa Abrashi u fut si zëvendësues vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Bayern Leverkusen ka mundur në shtëpi 3-2 Paderborn, ndërsa Dusseldorf ka fituar në transfertë ndaj Werder Bremen, me golin e vetëm të Bremen asistuar nga Milot Rashica. Wolsburg ka fituar 2-1 ndaj Koln.  

Skip to toolbar