Kapiteneria e Durrësit ka shpëtuar mbrëmjen e djeshme jahtin me 3 shtetas austriakë në detin Adriatik.
Ata kishin dhënë sinjalin SOS dhe kërkonin ndihmë ndërsa ndodheshin 3 milje larg brigjeve të Durrësit dhe deti paraqitej mjaft i trazuar për shkak të motit të keq.
Sipas kapitenerisë së Portit të Durrësit, turistët u arritën të shpëtoheshin me sukses falë operacionit të menjëhershëm.
Ishte Drejtoria e Përgjithshme Detare e cila dha lajmin përmes një postimi në Facebook lidhur me operacionin e shpëtimit.