Iu refuzua azili në Francë, riatdhesohen 173 shqiptarë

Policia Shqiptare në bashkëpunim me partnerët europianë, vijojnë riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kërkuan azil në vende të ndryshme të BE. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, të martën u riatdhesuan nga Franca dhe vende të tjera në zonën Schengen, 173 shtetas shqiptarë.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin. Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca.  Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas.

“Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Kërkuan azil, riatdhesohen 100 shqiptarë

100 shtetasve shqiptarë u është mohuar dhënia e azilit dhe lejes së qëndrimit në shtetet si Franca, Belgjika e Gjermania. Për shkak të shkeljes së rregullave të lëvizjes në zonën Shengen, apo refuzimi i kërkesës për azil ka bërë që këta shtetas të riatdhesohen sërish në Shqipëri.

Konkretisht 43 shtetas u kthyen nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania. Shtetasit u kthyen ditën e mërkurë në Aeroportin e Rinasit gjatë një operacioni në bashkëpunim edhe me Frontex.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

Kërkuan azil në Francë, riatdhesohen 60 shqiptarë

Të mërkurën në aeroportin e Rinasit janë rikthyer 60 shtetas shqiptarë, të cilët kishin aplikuar për azil në Francë. 60 personat janë riatdhesuar duke u sjell me çarter nga Lille. Sipas një njoftimit të bër të ditur nga Policia e Shtetit mësohet se 20 prej të riatdhesuarëve kishin aplikuar për azil, ndërsa 40 të tjerë kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian.

Operacioni i riatdhesimit do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme. Për këtë arsye, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje shtetasve shqiparë që udhëtojnë në vendet e BE, të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe qëndrimit në hapësirën Schengen, duke mos kërkuar azil. Shanset për të përfituar këtë të drejtë në vendet e BE nga shtetasit shqiptarë, sipas policisë, janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

Franca e Belgjika kthejnë mbrapsht 32 shqiptarë që kërkonin azil

Franca e Belgjika kthejnë në Shqipëri 32 shtetas që kishin kërkuar azil.

Policia njofton se operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës u riatdhesuan 32 shtetas shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

Skip to toolbar