Policia arrestoi një 35-vjeçar në Këlcyrë pasi kërcënoi me jetë babain e vet. Sipas një informacioni zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se është parandaluar një “ngjarje e rëndë e mundshme”.
“Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë. Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.
Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje. Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme”, thotë policia në njoftim.