Prag Skocia, Krasniqi dhe Bajramaj: Luajmë për fitore

Kombëtarja e futbollit për femra luan të premten sfidën kualifikuese ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”. Dy ditë përpara zhvillimit të kësaj sfide, dy lojtare të ekipit kombëtar folën në konferencë për shtyp. Qëndresa Kresniqi u shpreh në konferencë për shtyp se vajzat janë të bashkuara dhe gati për të fituar takimin kundër rivaleve të tyre skoceze.

“Kemi ardhur për fitore, shpresoj të japim maksimumin për këtë objektiv. Më e rëndësishme është që të paraqitemi mirë si ekip dhe uroj që në fund rezultati të jetë i mirë. Arma më e fortë është se jemi të gjithë të bashkuara me njëra-tjetrën. Jemi një grup shumë i mirë dhe besoj se kjo do na ndihmojë shumë që të paraqitemi mirë në fushë. Shpresoj të ketë një numër të madh të tifozëve, pasi na ndihmon shumë të luajmë mirë, na motivojnë”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkohë Zylfije Bajramaj u shpreh se në takimin e të premtes skuadra do të kënaqej dhe me një barazim, ndërsa ajo beson se kualifikimi për në turnetë ndërkombëtar do të ndodh në të ardhemn. “Harmonia është e mirë dhe besoj se do të kemi rezultat të mirë këtë ndeshje. Gjithmonë jemi të bashkuara. Normal që ne kemi ardhur për fitore dhe duam tre pikët, por edhe me një barazim do të ishim të kënaqura. Besoj se në një të ardhme do të kemi një emër dhe do të hyjmë në elitën ndërkombëtare. Besoj se do të bëjmë emër si ekipet e mëdha”.

Skip to toolbar