Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën duke kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontejnerët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan dhe 613 kilogramë kokainë.
Gjatë seancës së sotme prokuroria kërkoi 21 vite burg për Çekajn 21 vite burg, që me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 14. Prokuroria ka kërkuar edhe për shoferin Armando Pezakun 13 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon 8.8 vite, ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar ulet në 10.8 vite.
Prokurori i dosjes Edvin Kondili gjatë leximit të pretencës akuzoi se Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër sasi droge prej 90 kg kokainë që u kap në Kolumbi.
“Arbër Çekaj është i dyshuar edhe për 90 kokainë të kapur në Kolumbi në 2015. Çekaj iku me 25 shkurt 2018 nga pika kufitare Vernicës dhe u fsheh në Kosovë dhe më pas iku në Gjermani. Çekaj bisedoi me menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj se çfarë gjeti antidroga në kontejnerët në Durrës” tha prokurori, referuar sasinë prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në Maminas.
Sasia e drogës u zbulua në kontejnerët me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden”. Pas ngjarjes pronari i kompanisë Çekaj u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por u ekstradua drejt Shqipërisë pak muaj më parë për të përballuar me drejtësinë shqiptare.