Bar west/ “O Petrit, nuk të duket si Damiani që blinte vota ky”. Plasin memet për tryezën e “Zgjedhores”

Të martën më 14 janar, katër palë politike u ulën në një tryezë të përbashkët. Dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Oerd Bylykbashi nga PD, u ulën në tryezë me dy bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin nga PS dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare. Tryeza ndodhi papritur, madje për atë takim nuk kishte pasur asnjë njoftim paraprak.

Gjithashtu, takimi erdhi ende pa mbushur 24 orë nga lajmi se Gjykata e Tiranës pushoi akuzat ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike në lidhje me hetimin për lobimin rus në SHBA. Këtë tezë e ngriti Jozefina Topalli.

Ndërkohë, veç këndvështrimit serioz të ngjarjeve të ditës së martë, zhvillimet politike në vend ishin një material i bollshëm edhe për t`u bërë meme në rrjetet sociale. Kështu, faqe të ndryshme që ironizojnë ngjarje të ndryshme të aktualitetit në vend, i kanë kushtuar dhjetëra meme me plotë ironi e sarkazëm tryezës për Reformën Zgjedhore. Për më tepër shihni fotot e mëposhtme. /Realstory.al/

Bar west/ Basha takon të rinjtë, korçarët i japin vilë në Dardhë

Lulzim Basha vijon të martën pasdite takimin me të rinjtë e qytetit të Korçës. Duket se fryma entuziaste për vizitën e Bashës në Korçë është pasqyruar me banderola mirëseardhje në rrugët e qytetit. Atij i është rezervuar një surprizë në hyrje të qytetit të Korçës, me një banderolë që i uron mirëseardhjen në gjuhën angleze, “Welcome Luli”.

Në banderolën e vendosur në rrethrrotulimin, ku ndahet rruga për hyrjen në qytetin e Korçës me vijim e saj për në zonë turistike të Dardhës, shihet gjithashtu një vilë, e cila duket se i përket biznesmenit Agron Papuli, që është pronar i kompleksit “Long Hill” në Tiranë, ku së fundi është bërë banor dhe kryedemokrati.

Në fund të banderolës shkruhet; “Një vilë për ty në Dardhë”. Kujtojmë se biznesmeni Agron Papuli është akuzuar më herët nga kryedemokrati si “oligark”, por së fundi, Basha është duke banuar në një zonë rezidenciale në periferi të Tiranës që i përket biznesmenit. Ndërkohë, Basha do të takohet me të rinjtë e Korçës rreth orës 17:00 në një bar të qytetit juglindor.

Bar West/ Kryemadhi braktis Bashën, ja merr valles me Ramën në Jalë

Monika Kryemadhi ashtu si dhe bashkëshorti i saj presidenti Meta, e kanë shfrytëzuar verën për të pushuar. Ndonëse Meta zgjodhi të udhëtonte nga mali në mal dhe të bënte dhe sulme politike përmes statuseve në Facebook, Kryemadhi zgjodhi të heshte. Asnjë status, asnjë deklaratë, asnjë fjalë gjatë gjithë verës. Pas 30 qershorit, Kryemadhi foli për përgatitje për zgjedhje, ato të 13 tetorit, dhe se nuk do të kishte pushim për LSI gjatë verës. Më pas foli për protesta masive në vjeshtë për rrëzimin e qeverisë, por ajo që u pa ishte një heshtje e madhe pa asnjë lloj aksioni politik për rreth dy muaj të nxehtë vere, duke harruar opozitën dhe aleatin e saj, Bashën.

Këtë heshtje Kryemadhi e theu me një valle të marrë në Jalë së bashku me zv/kryetarin e kësaj force politike, Luan Rama dhe të rinjtë e LRI-së në një aktivitet të përvitshëm kampingu. Ato shfaqen duke gëzuar pranë të rinjve dhe duke shijuar qetësinë e pushimeve verore.

Këto aktivitete argëtuese dhe shplodhëse duket se po përgatisin shpirtërisht Kryemadhin për të ndërmarrë një tjetër valle, atë të protestave në shtator dhe rikthimin në realitet të përballjes me krizën politike që ka mbërthyer vendin.

Gaz dhe hare në LSI: Monika Kryemadhi dhe Luan Rama ja marrin valles në Jalë, në vjeshtë protesta masive

Gaz dhe hare në LSI: Monika Kryemadhi dhe Luan Rama ja marrin valles në Jalë, në vjeshtë protesta masive

Gepostet von Gazeta TemA am Donnerstag, 29. August 2019

Bar west/ Kthesë e papritur, Fevziu rrëzon në tavolinë me procedurë Ballën, sherr i madh në mbledhjen e bordit

Mes këtyre ditëve përvëluese, ndodhi më në fund ajo që nuk pritej. Blendi Fevziu, është çertifikuar në tavolinë nga Bordi ad hoc i Udhëtimeve, si mbajtës i vendit të parë, për sa i përket udhëtimeve në rruzullin tokësor, duke kaluar menjëherë në vend të dytë Sokol Ballën, i cili kishte vite që e kryesonte këtë garë rivalësh.

Dhe ka qenë pikërisht xhelozia, ajo që ka tradhëtuar dhe asgjësuar Sokol Ballën.

Tmerrësisht i xhindosur, nga fakti që Blendi Fevziu vizitoi 20 ditë më parë, Machu Pichu-n, një nga shtatë mrekullitë e botës, Ballës iu errësua arsyeja duke kopjuar në mënyrën më të shëmtuar Fevziun dhe bëri gabimin fatal, duke vrapuar drejt Machu Pichu-t.

Ky kopjim amatoresk i Ballës, detyroi Bordin ad hoc të Udhëtimeve, të linte pushimet dhe të  mblidhej në një seancë emergjente.

Kryetari i këtij bordi, Remzi Lani, duke dalë nga natyra e tij përjetësisht super neutrale, që e ka udhëhequr që nga fëmijëria, bërtiti: “Kjo që ka bërë Sokol Balla, është e pafalshme”.

-Po, po, domosdo, – tha anëtari i bordit, Albert Rakipi, – nuk është parë deri më sot ky lloj imitimi.

Të njejtin aprovim bëri edhe drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, duke tundur kokën lart e poshtë, poshtë e lart, plotë katër herë.

Në këtë mbledhje pati vetëm një abstenim nga anëtarja Iris Luarasi, e cila deklaroi se imitimi nuk ekziston në rastet kur njerzit shkojnë drejt shtatë mrekullive të botës.

Në këtë mbledhje, nuk mori pjesë Kujtim Gjuzi, i cili ishte i ftuar, me ngrënie pirje falas, në një varkë me vela, nga një biznesmen i njohur shqiptar. Njëkohësisht në këtë mbledhje emergjente,  nuk mori pjesë as ministri Blendi Klosi, i cili ishte në një aksion mediatik për pastrimin  e plazheve, me rastin e mbylljes së sezonit turistik.

Në fund të mbledhjes, bordi vendosi t’i zbresë Sokol Ballës plot 12 pikë, duke e ulur atë automatikisht në vendin e dytë, duke i bërë gjëmën dhe duke e vendosur pas dhjetë vjetësh, 7 pikë më pak se Fevziu.

Gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve, Fevziu ndodhej në Mykonos të Greqisë, ku për të shprehur gëzimin e kësaj fitoreje në tavolinë, shpalosi brenda një dite, me veshje-zhveshje, një arsenal brekësh plazhi me peshq, alga dhe fruta deti.

Ky shkëmbim vendesh në klasifikim, duket i vështirë për t’u përmbysur, por jo i pamundur. Balla mund të rikthehet në krye të klasifikimit, nëse Fevziu tundohet dhe niset në Rio dhe e kopjon atë, duke kënduar në Copacabana, këngën “Rio” të Ledri Vulës, ose nëse kryen ndonjë akt tundje shkundje me video, në cilindo shtet ku ai të gjendet./tpz/

Bar West/ “Luli Arithmetics” dhe “Fakulteti i Filxhanit”, kompanitë e reja në tregun shqiptar

Avioni “Migjeni’ i bashkohet kompanisë ‘Air Albania’ dhe që do të mbulojë fluturimet nga Rinasi për në aeroportet e Italisë, së bashku me atë  “Lasgushi” që mbulon Stambollin. Përtej lajmit të bukur për shqiptarët, kjo është kthyer edhe në një burim të qeshurash mes komentuesve dhe vetë Kryeministrit Rama.

Këtë ditë të shtunë pushimi, Rama ka vendosur t’ia dedikojë ndjekësve të tij në rrjetet sociale, të cilat kanë komentuar nëse do të ketë avion me emrin e politikanëve dhe konkterisht emrin e Lulzim Bashës, Sali Berishës apo Monika Kryemadhit, ndërsa kryeminsitri u përgjigjet me batuta.

“Vendosi dhe një avioni emrin Lulëzim. Po lere matanë oqeanit mos e kthe me” shkruan një komentues.

“Jo se atë emër e kemi ruajtur për kompaninë e makinave llogaritëse: “Luli Arithmetics 7742shpk”” i përgjigjet Rama, duke ironizuar aftësitë matematikore të Lulzim Bashës, i cili disa herë në media ka treguar se nuk është aspak i aftë me to duke gabuar në llogaritje.

“Emrin e doktoreshës do t’ia vendosim Fakultetit të Shkencave të Filxhanit dhe Tepsive, se e ka merituar me djersën e ballit e na ka bindur të gjithëve që i del llafi.” shkruan Rama më pas, të cilës i referohet shpesh si ‘fallxhorja’ epitet që ja ka vënë dhe përsëritur gjatë gjithë fushatës elektorale të 30 qershorit.

“Po ndonjë Aero me emrin e Sali do futet në këtë flotë” shkruan një komentues tjetër. “Jo se atë emër e kemi për kompaninë e komerdareve të detit” i përgjigjet kryeministri komentuesit, duke pasur parasysh rekordet me not që Berisha i thyen vetes çdo verë.

Bar west/ 3 vëllezërit ‘kuqo’ dhe aspirata e Pollos për të marrë PD

Zgjedhja e Boris Johnson si Kryeministër të Anglisë, e bën botën të ketë dy liderë kontrovers së bashku me atë amerikan Donald Trump. Nuk është vetëm qëndrimi i tyre në raport me politikën e brendshme dhe të jashtme të vendeve që drejtojnë, por edhe pamja, ajo që i bën të tërheqin vëmendjen e qytetarëve anë e mbanë botës. Johnson ashtu si dhe Trump, kanë tipare karakteristike të flokëve, ngjyrë ‘kuqo’ dhe flokë disi të gjatë. Por nuk janë vetëm qytetarët e Anglisë dhe SHBA-së, që kanë fatin të kenë liderë kontrovers, e mbi të gjitha kuqo. Vëllai më i vogël “siamez” i Trump dhe Johnson gjendet pikërisht në Shqipëri.

Edhe ai është politikanë me një karrierë të gjatë në politikën shqiptare. Bëhet fjalë për Genc Pollon, politikanin e djathtë shqiptarë, që ka shumë të përbashkëta mes Trump dhe Johnson. Së pari, Trump, Johnson dhe Pollo janë të tre kuqo, të tre politikanë të djathtë dhe konservator dhe kontrovers mbi të gjitha. Po ku qëndron kontroversiteti i Genc Pollos në raporton me Donald Trump dhe të ngjashmin e tij në Angli Boris Johson.

Genc Pollo është shquar për qëndrimet e tij kontroverse në raport me Partinë Demokratike, kur Pollo, ‘politikani biond’ i Shqipërisë, drejtonte PDR. Por ndonëse e akuzoi pafund Berishën në vitet kur PD ishte në tranzicionin e gjatë të pas 97-ës, Genc Pollo më pas do të binte në konformitet me PD, madje duke e shkrirë partinë e tij me atë të Berishës. Në kontaktestin aktual, pas Donald Trump në SHBA, Boris Johnson në Angli, a do të jetë Genc Pollo politikani ‘biond’ ose ‘kuqo’, që do të ketë ambicie pë të arritur majat e politikës shqiptare përsëri?!

Në Shqipëri ekziston një shprehje e njohur: “Kuqi më i mirë ka vrarë babën e vetë”. Kjo gjithmonë në kontekstin politik, që flet pë dinakërinë dhe ambiciet e tyre!

Bar West/ Monika puthet me Lulin, Meta me qenin?

Politika tejkalon përherë pritshmëritë e publikut, jo vetëm me aktet e saj që vendosin për mirë ose për keq jetën e qytetarëve, por dhe me veprimet individuale të jetës sociale të njerëzve që përfshihen në të. Presidenti Ilir Meta është shndërruar në politikanin, që i ka dhënë më shumë se kushdo material autorëve të memeve në rrjetet sociale. Në fakt, Ilir Meta ka zgjedhur në njëfarë mënyre të jetë vetë aktor në angazhimin në rrjetet sociale.

Pas konferencë për shtyp, ku tregoi një version për zgjidhjen e krizës, duke shpallur dhe ‘zgjedhjet presidenciale’, Ilir Meta e ka marrë me shumë sportitet jetën, duke u bërë tepër aktiv në rrjetet sociale. Megjithëse, të jesh aktiv si politikan në rrjetet sociale nuk ka asgjë të keqe, e bën çdo lider, por për çështje të rëndësishme dhe që lidhen me detyrën. Ndërsa, Presidenti në largim i Shqipërisë, publikon ç`gjen në facebook.

Nga video dhe fotot me rroba plazhi, apo meme ku ai vetë është në fokus, te video me tifozët e Celltic në rrugët e Bosnjes, apo miqësia e re me, një qen, e pas tyre, foto dhe video nga takimet zyrtare, si ajo me Erdogan apo presidentin e Maqedonisë.

Pra, kreu i shtetit, ka kaluar përtej seriozitetit të një lideri, aq më tepër të një Presidenti Republike, që për vetë staturën që ka, seriozitetin duhet ta ketë pikën e parë të sjelljes së tij si përfaqësues i postit të lartë të Kreut të Shtetit. Në krahun tjetër, kryetarja e LSI dhe ai i PD-së, janë bërë gjithashtu pjesë e memeve në rrjetet sociale, ku foto e ditës është ajo e takimit të Kryemadhit me Bashën, pas protestës të së hënës.

Plasin memet për Metën, Monën dhe Lulin. “Make love, not war”

Memet me në fokus politkikanët dhe kryesisht Presidentin Ilir Meta, vijojnë të argëtojnë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Nuk zhgënjen as ky 8 korrik, ditën kur Ilir Meta do të presë pa “qetësi dhe dashuri” ngritjen e Komisionit Hetimor, që do të vijojë procedurat e shkarkimit të Presidentit.

Një nga fotot meme më të bukura të kësaj të hëne, është një krahasim mes Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, dhe ajo e Presidentit të Shqipërisë në Ilir Meta.

Njëra foto tregon presidenten kroate në plazh, sigurisht tërheqëse dhe e pashme, dhe foto tjetër presidentin shqiptar, po në plazh… komentin për pamjen dhe bukurinë e bëni vetë.

Një tjetër foto humoristike, është ajo me deputetin Kujtim Gjuzi, që shihet në një jaht në ujërat e bregdetit shqiptar. Meme e kësaj foto është “duke gjuajtur peshk gjuhëz, në ujërat pellazge”.

Një tjetër foto, që i kushtohet protestës së të hënës thirrur nga opozita, është një montazh ku shihet Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, bashkë me njëri tjetrin dhe me dixhiturën “Bëj dashuri, jo luftë”.

Bar West/ Fate Velaj kritikon Partinë e tij pas përgjimeve: Ju me penisin, unë me vaginën!

Fate Velaj, nuk është thjesht deputet. Fati e solli për të majtën ta kishte në gjirin e saj, por Fatja është i djathtë. Origjina e tij është me gjak blu. Ai njihet ndryshe si Fate Velaj von Kanina, dhe gojët e liga thonë se austrohungarezët e kishin shumë qejf zonën nga vjen deputeti erudit i PS. Kjo reflekton edhe në pasionin e Fates për artin dhe librin. Në këto kohë të vështira, Fate Velaj Fon Kanina si cdo intelektual, reflekton përtej vijave partiake. I fuqishëm erdh reagimi i tij ndaj përgjimeve në Dibër, ku ndër të tjera u vu re një fjalor aspak i denjë ne lidhje me organin mashkullor dhe mbajtjen e tij në kushte të mira higjenike. Fatja është nga ata që rruhet përditë dhe për të, është e papranueshme që kolegët e tij të mos kishin të njëjtin respekt për briskun. Dhe Viskonti fon Kanina reagoi aq bukur kundër:

Po ka zëra se zeërimi i tij ishte më shumë se politik. Me ke e kishte Fatja? Me Keshin, kreshin, Merin, apo Damianin? Bar Ëest investigoi për arsyet e kësaj përcarjeje të madhe në gjirin e të majtës. Gojët e liga të disa burimeve, thonë se Fatja donte të kandidonte në Vlorë për kryetar Bashkie. Por thuhet se kur mori vesh se nuk do kishte as gare, mendoi se kjo ishte dita e tij. I kërkoi Damianit ta fuste në sondazh se ishte i bindur se do dilte më mirë se Tan Leli. Damiani që është tip liberal e që s prish qef, thuhet se ja plotësoi dëshirën. Por festa e Fates desh u kthye ne trishtim. Vetëm në një pikë të sondazhit, Fatja dilte “më shumë…. se” Tan Leli. E vetmja pikë ku “shumë” kishte vlerë negative… Nuk e besoi kurrë këtë sondazh. Gjithë dyshimet e tij s’binin mbi Ramën por mbi Damianin.

Dhe kur dëgjoi përgjimet ku Damiani fliste për vota me ca cuna problematike dhe ku  fjala “k…” dilte aq shpesh, ngriti syte lart dhe si kristian i konvertuar mendoi se ka Zot. “Ja pra u tallën me mua, po tani u doli K.. në ballë”, mendoi Fatja. Dhe shkroi pastaj në Facebook:

“E di atë historinë e atij, që në një thes me vagina, futi dorën të marrë një ose disa, dhe dora i zë të vetmin penis që ishte brenda. Ndërsa unë në gjithë ata penisa që ishin vërdallë, dora më mori vaginën. fatlumi nuk bëhet fatzi”.

(Rubrika BAR WEST është një rubrikë satiriko-politike. Jo domosdoshmërisht gjith[ka që thuhet në të, është e vërtetë. Por as e gënjështërt. Ndërsa personazhet janë tërësisht reale)

Sokol Balla: Rama Ik!

S’iu durua të priste sekondat e fundit nga emisioni, drejtuesi e përcjell me batutën e vitit. Ndodhi të shtunën mbrëma, kur në fund te emisionit maratonë Real Story nga Vlora, Kryeministri i vendit tentoi të çohej ende pa u thënë fjalët përshëndetëse të mbylljes nga drejtuesi Sokol Balla.  Gjithçka ndodhi në mënyrë spontane kur gazetari Sokol Balla i kërkon të qëndrojë ulur sa të mbyllet emisioni. Rama është ulur edhe pak duke thënë “Pse s’më lë të largohem, a mbaroi?” Sokol Balla i hoqi duart nga krahu ku po e mbante dhe e përcolli me batutë: “Ok pra. Rama Ik”. Kryeministri çohet mes të qeshurave të panelit dhe i drejtohet kamerës me batutën: “Ika, Luli ika…”.

Video e publikuar fillimisht në Instagramin e Ballës dhe të Real Story, u mor edhe nga Kryeministri në instagramin e tij. Tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Momentet gazmore të kësaj videoje mund t’i shikoni këtu. 

Skip to toolbar