Juventus po shkon drejt titullit të tetë radhazi në Itali, por këtë sezon do të synohet edhe fitorja e Champions League.
Ekipi i drejtuar nga Allegri ka treguar se është më i fortë se kurrë, paçka se mbrëmjen e djeshme u mund nga Spal.
Megjithatë, veç sulmit të shkëlqyer që ka ky ekip, mbrojtja ka qenë reparti ku gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte.
Ciellini, Bonucci dhe Barzalji ka qenë trio e famshme që është shndërruar në mur gjatë këtyre viteve, duke i dhë shumë suksese skuadrës torineze.
Me mbylljen e sezonit aktual do të mbyllet edhe raporti i Andrea Barxaljit me “Zonjën e vjetër”, të paktën si futbollist. Për mbrojtësin përflitet një integrim në stafin e Alegrit, si trajner i mbrojtësve.
Përpos kësaj hipotezës, në adresë të 38-vjeçarit ka edhe disa oferta të tjera pune (opinionit dhe për të vijuar si futbollist), megjithatë “Barxa” nuk ka vendosur ende, ose të paktën kjo është ajo që tha për mediat në përfundim të sfidës së djeshme kundër SPAL-it.
“Kam pasur disa dëmtime dhe më duhet të marr një vendim, por duke kaluar nga një ndeshje të tjera, më ka munguar koha të mendoj për vete.
Sidoqoftë, tashmë e kam vendosur: në fund të këtij sezoni do të mbyll karrierën si lojtar. Më duhet të kuptoj ende se çfarë dua të bëj, por bota e futbollit më tërheq shumë”, tha Barxalji.