Durrës, bashkia jep 10 milion lekë për dëmet e tërmetit

Këshilli bashkiak në Durrës miratoi 10 milion lekë, që do të përdoren për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i rënë të shtunën më 21 shtator.

Në mbledhjen e pasdites të së hënës, anëtarët e Këshillit Bashkiak në Durrës, kanë dhuruar pagën e tyre të muajit shtator, që do t`i bashkëngjitet fondeve të grumbulluara për përballimin e shpenzimeve për dëmet e tërmetit.

Të dielën, më 22 shtator, Bashkia e Tiranës miratoi 20 milion lekë si fond solidariteti për Bashkinë e Durrësit. Qyteti i bregdetar dhe zonat rurale të tij, pësuan dëmet më të mëdha nga tërmeti që goditi vendin në 21 shtator.

Prej lëkundjeve të tokës, në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, janë dëmtuar mbi 1500 banesa, ku përfshihen dhe shumë pallate.

Durrësi ishte qyteti më i prekur, pasi tërmeti 5.8 ballë i datës 21 shtator e pati epiqendrën shumë pranë qytetit bregdetar, rreth 6 km në thellësi të detit Adriatik.

Zjarr në bashkinë e Durrësit, shkaku mendohet një shkëndijë elektrike

Pasditen e të shtunës, në bodrumin e Bashkisë së Durrësit ka rënë një zjarr, i cili mendohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për rënien e zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse.

Ato kanë bër të mundur neutralizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale.

Megjithatë, zjarri ka qenë shqetësues, pasi rrezikonte të digjte materiale dhe dokumente shkresore që gjendeshin në këtë hapësirë.

Ndërkohë, policia ende nuk dalë me një version zyrtar për rënien e zjarrit në Bashkinë e qytetit të Durrësit.

Skip to toolbar