“Hakmarrja” ndaj LSI: Kallëzohet Rira e Prrenjasit

Kryetari socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Prrenjasit, Nuri Belba ka nisur një kallëzim penal për ish kryetaren Miranda Rira, për shpërdorim detyre.

Sipas shkresës ish kryetarja e ardhur nga radhët e LSI, Miranda Rira akuzohet se ka abuzuar me tenderin e ndërtimit të një fushe sporti në Prrenjas.

Në datë 23 janar 2019 u zhvillua procedura e prokurimit e hapur për ndërtimin e fushës së re të sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë, që u fitua nga një bashkim operatorësh.

Gjatë fushatës elektorale të 30 qershorit, Nuri Belba u premtoi qytetarëve se do të ndiqte këtë çështje penalisht sapo të merrte çelësat e bashkisë, pasi ishte abuzuar me fondet. Duket se Belba e ka mbajtur fjalën e tij dhe më 10 shtator 2019 ka nisur një kallëzim penal në Prokurorinë e Prrenjasit kundër ish kryetares Rira.  

Zyrtarizohet kandidatura e PS për Bashkinë Përrenjas

Nuri Belba do të jetë kandidati që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në Bashkinë e Përrenjasit. Ka qenë vetë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që ka zyrtarizuar kandidatin e PS për kryetar bashkie në këtë zonë.

Balla tha se Belba është një kandidat dhe njeri që njihet për ndershmërinë e tij dhe do të ndreq të gjitha gabimet e bëra nga bashkia gjatë 4 viteve të fundit. Aktualisht kryetare e Bashkisë së Përrenjasit është Miranda Rira, e cila është zgjedhur nën logon e LSI-së.

“Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Përrenjasit. Kemi shansin t’u ofrojmë qytetarëve të Përrenjasit shërbimin e duhur, korrektësinë dhe mbi të gjitha ndershmërinë. Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Përrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Përrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara. Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Përrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria. Por tashmë është koha gjithashtu të kërkojmë ndjesë përpara qytetarëve për atë gabim trashanik që e lamë Bashkinë e Përrenjasit në duart e LSI. Një drejtuese bashkie që zhgënjeu besimin e banorëve, po të kemi parasysh numrin e madh të fondeve që ka marrë bashkia dhe cilësinë tmerrësisht të dobët të punëve.” – shkruan Balla

Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Prrenjasit. Kemi shansin t'u…

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Samedi 20 avril 2019
Skip to toolbar