Dortmund skuqet dy herë, Schalke e largon nga titulli (video)

Borussia Dortmund ka bërë një hap pas në luftën për titull në Gjermani, pasi është mundur nga Schalke 04. Një ndeshje e çmendur kjo e sotmja, që përfunoi me rezultatin final 2-4 për miqtë, që përmbysën gjithçka në dhjetë minuta.

Vendasit kalojnë të parët në avantazh me Gotze në minutën e 14`, por miqtë kanë barazuar në minutën e 18` me Caligiurin.  Sane ka dyfishuar dhjetë minuta më vonë për Schalken, duke përmbysur vendasit me një gol me kokë brenda zonës, pas një goditje këndi.

Pas pushimit ndeshja u nxeh dhe kapiteni Marco Reus ka dalë me karton të kuq pas një faulli brutal duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Dy minuta më vinë erdhi goli i tretë i Schalke i shënuar nga Caliguri. Lojtarët e Dortmund humbin toruan dhe Ëolf shkakton një ndërhyje të ngjashme të asaj të Reus duke marrë edhe ai kartonin e kuq.

Dortmund me nëntë lojtarë vazhdoi të sulmonte dhe shënoi golin e dytë me Ëitsel në minutën e 85’, por vetëm një minutë më pas Embolo ka vulosur fitoren për blutë. Dortmund përpara ndeshjes ishte një pikë më pak se bavarezët në krye, dhe me këtë disfatë të rëndë ata tani rrezikojnë të shkojnë -4 nga kampionët në fuqi.

Skip to toolbar