Euro 2020/ Tripleta e Hazard dhe Lukaku, shkatërrojnë Rusinë

Belgjika duket se do të marrë 30 pikë në eleminatoret e Euro 2020, pasi mundi Rusinë në ndeshjen e parafundit në Grupin I me rezultatin 4-1. Me tripletën e Hazard që gjeti tre herë rrjetën në pjesën e parë, dhe golin e Lukakut në të 72`, Belgjika mori një fitore bindëse përballë Rusisë që shënoi në të 79` me Dzhikiya golin e nderit në këtë sfidë. Tre pikët e mbajnë Belgjikë në vendin e parë me 27 pikë, ndërsa Rusia kualifikohet pasi ndodhet në vendin e dytë me 21 pikë.

Skuadra belge luan dy ditë më pas takimin e fundit në grup ndaj Qipros, duke pasur shanset që marrë një tjetër fitore dhe t`i mbyllë kualifikueset me 30 pikë, si asnjë ekip tjetër. Ndërkohë, Skocia fitoi përballë Qipros me rezultatin 2-1 në këtë grup, duke shkuar 12 pikë, por që mbeten për statistikë pasi kualifikimi është çështje e mbyllur.

Uellsi mundi Azerbajxhanin në Grupin E, duke u ngjitur në vendin e tretë në grup dhe rritur shanset për kualifikim, pasi do të ketë në sfidë direkte Hungarinë në ndeshjen e fundit. Aktualisht, situata në këtë grup është e tillë; Kroacia kryeson dhe ka siguruar kualifikimin me 17 pikë, Hungaria në vendin e dytë ka 12 pikë, ndërsa Uellsi me 11 pikë ndodhet në vendin e tretë.

Euro 2020/ Belgjika kualifikohet me rekorde

Belgjika është skuadra e parë që kualifikohet zyrtarisht në fazën në grupe të Euro 2020. Skuadra belge mundi Kazakistanin në transfertë të dielën pasdite me rezultatin 2-0, duke vendosur dhe një rekord në këto kualifikuese, pasi kanë marrë pikët e plota në tetë ndeshje të luajtura.

Ndonëse një kundërshtar jo shumë i vështirë, trajneri Martinez e vlerësoi maksimalisht duke hedhur që nga minuta e parë lojtarët më të mirë të tij. Batshuayi në të 21` dhe Meunier në të 53`, ishin autorët e golave për Belgjikën, duke i dhënë skuadrës së tyre tre pikë, që e kualifikojnë zyrtarisht në Euro 2020 me 24 pikë, ndonëse janë dhe dy ndeshje për tu luajtur.

 Rekordi i Belgjikës është unik. Në 8 ndeshje të luajtura, Belgjika shënoi 30 gola dhe pasoi vetëm 1, ndërsa regjistroi tetë fitore. Në vendin e dytë të Grupit I është Rusia, që nëse fiton ndaj Qipros mbrëmjen e të dielës, edhe ajo kualifikohet bashkë me Belgjikën për në fazën tjetër të Euro 2020.

‘Nxehet Belgjika’, rekord temperaturash që pas luftës së Dytë Botërore

Në Belgjikë është shënuar rekord i ri i temperatures ditën e mërkurë, teksa e gjithë Evropa Perëndimore është duke u përballur me mot të nxehtë.

Qyteti, Kleine Brogel në provincën Limburg ka shënuar 38.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin paraprak të regjistruar më 1947.

Një tren është prishur si pasojë e nxehtësisë ekstreme, duke bllokuar me orë të tëra udhëtarët.

Temperatura rekorde kanë qenë gati për t’u regjistruar edhe në Holandë, ndërkohë që në Francë, pesë vdekje mund të jenë të lidhura me valën e të nxehtit.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Paris, 40.4, gradë Celsius më 1947, pritet të tejkalohet ditën e enjte.

Luksemburgu po ashtu është nën alam të kuq në jug të shtetit dhe kryeqytet, pasi temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë Celsius të mërkurën dhe potencialisht 42 gradë Celsisus të enjten.

Muajin e kaluar, Franca ka shënuar temperaturën më të lartë ndonjëherë, 46 gradë Celsius, derisa rekord të temperaturave janë regjistruar edhe në Republikën Çeke, Sllovaki, Austri, Andora, Luksemburg, Poloni dhe Gjermani./REL/

Skip to toolbar