Varane u jep fund spekulimeve: Unë do të qëndroj te Real Madird

Raphael Varane i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij pasi ai përjashtoi mundësinë e  largimit nga Real Madrid këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën vitin e kaluar u raportua se po mendonte largimin nga “Bernabeu” pas tetë sezoneve në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, më herët, ishte trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane u shpreh se Varane ishte në planet e tij.

Tashmë ka ardhur dhe vetë reagimi i lojtarit, i cili në një intervistë për “Marca”, ka saktësuar se do të qëndrojë në Madird edhe sezonin e ardhshëm.

“Unë do të mbetem te Reali sezonin e ardhshëm, pasi jam i sigurt se do të reagojmë në mënyrë të fortë,” tha Varane.

“Këtë sezon ne luftuam dhe u përpoqëm fort, por nuk mund të fajsojmë asnjë. Ne humbëm atë shkëndijë në momente të vështira dhe unë nuk kam qenë në niveli më të mirë, por do të shohim përsëri një Varane të mirë”.

Skip to toolbar