Veliaj betohet mes “dy katunarëve”: Kam rënë në dashuri me bashkinë

Erion Veliaj u betua si kryetar i Bashkisë së Tiranës duke marrë mandatin e tij të dytë. Ai do të drejtojë Bashkinë Tiranë për 4 vitet e ardhshme, ndërsa betimi i tij u bë në prani të këshillit të ri bashkiak dhe kryeministri Rama. Gjatë fjalës së tij, i emocionuar, Veliaj tha se ai është dashuruar me bashkinë duke falënderuar PS që ia besoj drejtimin e Tiranës.

Kam rënë në dashuri me Bashkinë, sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe nga qytetarët e Tiranës, dhe e kuptoj edhe Edi Ramën kur ma ka dhënë detyrën se sa të vështirë e ka pasur. Nuk mjafton vetëm të krijojmë një histori të Tiranës, duhet ta komunikojmë këtë histori të Tiranës, reformave dhe punës në administrimin e Tiranës. Unë besoj që arritja më e madhe është njerzillëku, fakti që këtij qyteti i shërbejmë në një mënyrë që rrogat në shtet nuk janë të atij niveli që i shohim në privat, por bashkia shihet si mision ndaj qytetarit. Kjo më bën të ndihem i përkulur dhe shumë krenar për stafin e Bashkisë së Tiranës“, tha Veliaj

Ceremonia është shoqëruar me batuta, ku Veliaj duke theksuar investimet që duhet të bëhen në periferi të Tiranës, ka përmendur edhe faktin se “ndodhet mes dy katunarëve” duke ju referuar kryeministrit Rama dhe kreut të ri të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Veliaj i quajti të dy katunarë, nisur nga fakti që kryeministri Edi Rama jeton në Surrel dhe Toni Gogu është nga Peza.

Një katunar nga Peza, Toni Gogu…Kemi dy katunar këtu tani që (Rama) është transferuar atje dhe na sjell përditë lajme nga fshati. Duhet të përmirësojmë vendimmarrjen ndaj fshatit, përfaqësimin 50 me 50 të vajzave dhe grave. Kemi një përfaqësim dinjitoz nga fshati, dhe disa nisma konkrete përtej gjelave të Baldushkut apo tregu publik i shumicës në Farkë!”, tha Veliaj.

Bëhet pishman demokrati. Pranon mandatin në KQZ por e refuzon në kuvend

Indrit Hoxha, kandidati i PD-së, i cili pranoi mandatin e deputetit nga KQZ, sot në seancë parlamentare e ka refuzuar atë duke dhënë dhe arsyet. Teksa kryetari i Kuvendit i ka kërkuar deputetit të ri që të betohet, ai ka refuzuar, ndërsa ka shtuar se këtë gjest e bën në nder të babait të tij, i përndjekur politik nga regjimi diktatorial.

“Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot  kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret” tha Hoxha në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare.

Skip to toolbar