Publicisti i njohur merr drejtimin e Bibliotekës Kombëtare

Piro Misha është drejtuesi i ri i Bibliotekës Kombëtare. Vendimi u morr në Këshillin e Ministrave, pas shkarkimit të Persida Asllanit. Asllani drejtoi Bibliotekën Kombëtare për 5 vite dhe u shkarkuar më 10 korrik me vendim të qeverisë.

Piro Misha ka dhënë një kontribut të madh në kulturën shqiptare si studiues, përkthyes dhe publicist.

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Shkarkimi i Asllanit është bërë me propozim nga Ministria e Kulturës, për arsye ende të paditura.

Persida Asllani mbante postin e drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare prej 5 vitesh. Ajo u emërua në 2014 në vendin e Aurel Plasarit.

Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Skip to toolbar