Pas 6 ditës i shpallur në kërkim nga policia e Devollit, 25-vjeçari është vetëdorëzuar, pasi akuzohet për tentativë vrasje me dashje ndaj një tjetër shtetasi.
Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht në qytetin e Bilishtit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, sherri mes dy të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Për pasojë 25-vjeçari me iniciale R.F. ka plagosur me armë zjarri tip automatik 21-vjeçarin me iniciale K.B.
25-vjeçari do të përballet me akuzat “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.