Ambasada e SHBA premton çmime të mëdha nëse keni ide biznesi

Nëse keni ide biznesi, çmime të mëdha ju presin. Kështu shkruan sot Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përmes një njoftimi të shpërndarë në facebook. Ajo fton sipërmarrësit, ose njerëzit me ide biznesi që të aplikojnë duke premtuar se do të përfitojnë çmime të mëdha.

“Nëse jeni sipërmarrës apo një sipërmarrës i ardhshëm, dhe keni një ide biznesi apo një model funksional të cilin doni ta përmirësoni, aplikoni për Kampin Veror të Biznesit të Rijeka, Kroaci. Aplikimet janë të hapura deri më 15 prill. Këshillim dhe çmime të mëdha ju presin. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2WUG1Vm”, njofton ambasada e SHBA.

Skip to toolbar