Euro 2020/ Gjermania “poker” ndaj Bjellorusisë. Ndalet Holanda

Gjermania kaloi pa vështirësi Bjellorusinë, duke fituar në shtëpi sfidën e nëntë të kualifikueseve të Euro 2020, njëkohësisht duke bërë një hap të rëndësishëm për të siguruar vendin e parë në Grupin C. Ginter, Goretzka dhe Kroos me dygolësh, ishin autorët e suksesit 4-0 të Gjermanisë ndaj Bjellorusisë.

Pas tre pikëve të së shtunës, Gjermania shkëputet në vendin e parë në grup me 18 pikë, duke lënë pas Hollandën me 16 pikë, që u ndal të shtunën në barazim 0-0 nga Irlanda e Veriut. Ndeshjen e fundit në grup, Gjermania e luan kundër Irlandës së Veriut, ku padyshim do të synojë fitoren, për të ruajtur vendin e parë në Grupin C. Ndërkohë, Holanda do të përballet me Estoninë në takimin e fundit në grup.

Austria fitoi 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut në Grupin G, duke siguruar vendin e dytë në grup me 19 pikë dhe për rrjedhojë edhe kualifikimin në Euro 2020. Në vendin e parë në grup është Polonia me 22 pikë, që mundi 2-1 Izraelin, dhe për rrjedhojë duke siguruar biletën për fazat finale të Euro 2020.

Kroacia mundi Sllovakinë 3-1 në Grupin E, duke siguruar vendin e parë në grup me 17 pikë, e për rrjedhojë kualifikimin në turin tjetër të të euro 2020. Në vendin e dytë ndodhet Hungaria, që luan ndeshjen e fundit ndaj Uellsit që ndodhet në vendin e  tretë me 11 pikë.

Skip to toolbar