Anëtari i KQZ, Skënderi: Pritshmëritë për pjesëmarrjen në zgjedhje 22-25 %

Pritshmëritë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në votime në rang vendi mund të jetë 22-25 %. Në një lidhje direkte me gazetarin Sokol Balla anëtari i KQZ, Bledar Skënderi tha se pritshmëritë e tij për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje mund të jetë 22-25 %. Deri  në orën 15:00 pjesëmarrja në shkallë vendi ishte 15.5 %. Sipas Skënderit kjo përqindje mund të jetë pak e ulët, por ka ende ka kohë për të votuar.

I pyet nga gazetari Sokol Balla: A është normale kjo pjesëmarrje apo e konfirmoni këtë pjesëmarrje të lartë që na konfirmohet nga burimet si Tiranë që shkon në 142 mijë, Divjaka kapërcen pjesëmarrjen në  2017?

“Nuk ka asnjë anomali, parashikimi im është rreth 24-25 % dhe me një logjik shumë të thjeshtë se në zgjedhjet e fundit PS ka marrë mbi 48 % të votave, kështu që minimalisht 24 % të jetë të bastionit të saj.” – tha Skënderi

Ndërsa në lidhje me shtyrjen e orarit të votimit, një pyetje paksa me sarkazëm i gazetarit Balla, Skënderi tha se “Ka një handikap të madh në Shqipëri, se kur merren vesh dy forcat politike të bësh një veprim është normal dhe i ligjshëm dhe nuk merren vesh dy forcat politike atëherë të bësh një veprim është i paligjshëm. Besoj se sot në orën 19:00 do të mbyllen qendrat e votimit, nuk besoj se do ketë shtyrje të orarit.”

Për sa i përket nisjes së numrit të votave ajo mund të nis pak para mesnate.

Anëtari i KQZ i përgjigjet sulmit të opozitës: Po bëni luftë për pushtet, historia do ju dënojë

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Bledar Skënderi akuzon zyrtarë të lartë të opozitës se kanë ndërmarrë një sulm frontal ndaj 4 anëtarëve të KQZ-së. Ai shkruan në facebook se i gjithë ky sulm që bëhet gjasme në emër të demokracisë, në të vërtetë është vetëm luftë për pushtet.

Ai shkruan se i gjithë sulmi ka ardhur fill pas vendimit të KQZ-së për të mos e konsideruar dekretin e presidentit Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve.

“Pas zhdekretimit që Presidenti i Republikës i bëri dekretit të tij për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe qëndrimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (shumicës së anëtarëve) për vazhdimin e proçesit për zgjedhjet vendore të 30 Qeshorit, një sulm frontal dhe i paparë ndonjëherë ka filluar.

Zyrtarë të lartë të partive opozitare, analistë dhe opinionistë të (pa)varur, anëtarë dhe simpatizantë të këtyre partive, ku të mundin, me çfarë të mundin, me një fjalor denigrues, ofendues, shantazhues janë sulur të gjithë kundër 4 antarëve të KQZ”, shkruan Skënderi.

Ai sqaron se çdo vendim i marrë prej tij është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën dhe për më tepër është vendim që kushdo mund ta ankimojë. Ai gjithashtu sqaron se në postin e anëtarit të KQZ-së është zgjedhur nga Kuvendi dhe nuk i ka shërbyer asnjë partie politike.

“Këtu, shkurtimisht, do doja t’iu jepja një përgjigje gjithë ushtrisë së anatemuesve!

Jam në këtë detyrë, anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, konform një procedure ligjore.  Ligji është Bilba ime, e unë ushtar i Atdheut!

Vendimet e mia dhe të kolegëve janë në çdo rast të ankimueshme!

Të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se nuk kam përfituar asnjë gjë nga asnjë lloj pushteti!

Kudo ku kam qenë kam kryer detyrën time me profesionalizëm dhe përkushtim!

Kjo është një betejë e stisur, gjasme në emër të demokracisë, por në të vërtetë është luftë për karrigen e pushtetit! Dhe për të gjithë ata që duan t’i venë flakën Shqipërisë, për ambicjet e tyre personale për pushtet kam vetëm një përgjigje:

Historia ka për t’ju dënuar!

Unë nuk do të shkruaj asnjë gërmë në ato faqe të errëta!”, shkruan Bledar Skënderi.

KQZ vendosi pak ditë më parë që të  vazhdojë përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit, duke mos e marrë në konsideratë dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Anëtarët e KQZ-së, argumentuan se dekreti është nul dhe është në shkelje të Kushtetutës. Për këtë arsye ai nuk ka asnjë vlerë.

Për të papunët që puna po i lidh me ne!Pas zhdekretimit që Presidenti i Republikës i bëri dekretit të tij për caktimin…

Gepostet von Bledar Skenderi am Samstag, 15. Juni 2019
Skip to toolbar