Milani është i vendosur të mbajë Donnarumman, duke mos pranuar asnjë ofertë të PSG-së për portierin 20-vjeçar. Zvonimir Boban, i cili u bë shef i klubit në qershor të këtij viti, këmbëngul se skuadra e Seria A është e vendosur të mbajë portierin 20-vjeçar, së bashku me sulmuesin Suso dhe mesfushorin Franck Kessie. PSG prej kohësh është lidhur me një inters për Donnarumman, pasi synon të gjejë një rivalë për Alphonse Areola. Për Suson kanë shfaqur inters klube në Itali, Spanjë dhe Francë, ndërsa Ëolves pati dhe tratativa për të negociuar për Kessie.
“A e njihte ndonjëri Kaka kur mbrriti në Milano?”, ka thënë ish-futbollisti kroat i Milanit, që tani drejton klubin. Zvonimir Boban, duke folur për La Gazzetta dello Sport, ka konfirmuar se tre futbollistët e kërkuar në merkato, do të qëndrojnë në Milano. “Ne duam t`i mbajmë ata, absolutisht”, ka thënë Boban. Milani shiti sulmuesin premtues Patrick Cutrone te Ëolves në korrik, por e rikuperoi këtë largim duke afruar disa futbollist të tjerë, si Rafael Leao, Rade Krunic, Theo Hernandez, Leo Duarte dhe Ismael Bennacer. Boban beson se Milanit do t`i duhet kohë e gjatë për të arritur majat.
“Do duhet kohë, por ne do të kthehemi në majë”, është shprehur Zvonimir Boban. “Profili i ulët i lojtarëve me të cilët kemi nënshkruar, nuk do të thotë se kemi ambicie të ulëta. A e njihte ndokush Kaka kur erdhi këtu? Koha dhe rezultatet do të tregojnë se kush ka punuar mirë dhe kush jo”, ka thënë shefi i ri i Milanit.