3 shpërthime të bombolës së gazit në një ditë, 2 të plagosur e dëme të mëdha materiale

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Drashovicë të Vlorës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të plagosur por dëme të konsiderueshme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Razi Hoxha, ndërsa kanë nisur hetimet për arsyet e shpërthimit.

Gjatë ditës së mërkurë një tjetër shpërthim i bombolës së gazit ka ndodhur në banesë në Selenicë, ku mbetën të plagosur dy persona, burrë dhe grua, fatmirësisht me plagë të lehta.

Edhe në Tiranë një tjetër rast është raportuar për rrjedhje të gazit duke shkaktuar zjarr brenda banesës. Ngjarja është shënuar në rrugën ‘Ferit Xhajko’ ndërsa nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Plagosen nga shpërthimi i bombolës së gazit, por përfundojnë të arrestuar

3 persona kanë mbetur të plagosur lehët nga shpërthimi i një bombole gazi në qytetin e Vlorës. Tre punonjësit kanë qenë duke montuar një sobë me gaz në një biznes, në momentin që ndodhi shpërthimi. I plagosur ka mbetur një 63-vjeçar dhe dy punonjës të tij, 38-vjeçari me iniciale E.S dhe 20-vjeçari me iniciale Xh.Dh.

Pas marrjes së mjekimit të duhur, në fakt policia ka arrestuar 63-vjeçarin, nën akuzën e mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë. Për shkak të mungesës së këtyre rregullave ndodhi edhe shpërthimi duke plagosur 3 veta, fatmirësisht me plagë të lehta.

Skip to toolbar