Telushi ‘kundër’ Lerdës: Sherifin nuk e mbivlerësojmë

Bruno Telushin nuk e tremb konkurrenca në ekip, pasi për të e rëndësishme është që skuadra të ketë një grup cilësor. Gjatë daljes në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Sherif Tiraspol, e vlefshme për turin e dytë të Europa League, Telushi u shpreh se grupi është i mirë, ndërsa përforcimet e reja kanë ndihmuar skuadrën.

“Partizani edhe në sezonin e shkuar edhe tani ka pasur grup cilësor. Me këtë grup që kemi ne synojmë që të jemi sa më të fortë. Një dorë të mirë po na japin edhe lojtarët që kanë ardhur si përforcime, sepse edhe ata kanë filluar që të ambientohen me skuadrën. Vërtetë lojtarët e ardhur kanë pak kohë, ndërsa sulmuesit nuk mund t’i vlerësojmë nga ndeshja me Karabakun. Mendoj se në ditët në vazhdim edhe ata do të jenë një forcë e madhe e Partizanit. E rëndësishme është që kemi konkurrencë në sulm dhe kjo është shumë pozitive për skuadrën dhe trajnerin”.

Ndeshja e të enjtes do të jetë shumë e rëndësishme për Partizanin, që pas eleminimit nga Champions League, do të synojë të vijojë aventurën në Europa League. Megjithatë, Telushi nuk e mbivlerëson kundërshtarin, ndryshe nga trajneri i tij, Franko Lerda, që u shpreh se e vlerëson maksimalisht Sherif Tiraspolin. “Është një kundërshtar i fortë, por as për t’u nënvlerësuar dhe as për t’u mbivlerësuar. Ne do të kërkojmë që t’i godasim ata në pikat e dobëta. Kam besim se do të jetë një ekip më sulmues në ndeshjen që do të luajmë këtu”.

Telushi beson te kualifikimi, ndërsa kërkon mbështetjen e tifozëve për të vijuar ëndrrën evropiane. “Shanset janë të mëdha, kryesore është që ne të futemi dhe të japim më të mirën tonë. Të luajmë siç edhe luajtëm me Karabakun, të përmirësohemi në sulm dhe kam besim se do të bëjmë gjëra shumë të mira. Mesazhi është i qartë për tifozët tanë. Ata janë një tifozeri e mrekulleshme. Janë lojtari ynë i 12-të dhe kjo na ndikoi edhe në Baku. Po të ishin ata do të jepnim edhe më shumë, sepse dihet që ata janë një “frymë” dhe forcë e madhe për ne”.

Disiplina masakron Partizanin, Gega e Telushi humbin derbin!

Komisioni i Disiplinës ka qenë i ashpër në vendimarrjen e tij gjatë kësaj jave, në lidhje me ekipet e Superligës. Klubi më i ndëshkuar nga KDS është Partizani, pasi mesfushori Bruno Telushi është dënuar me katër ndeshje pezullim për sjellje të gabuar ndaj arbitrit. 2 ndeshje pezullim është dënimi disiplinor për trajnerin Skënder Gega, për të njëtën arsye.

“Lojtari i KF “Partizani”, Bruno Telushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
“Zyrtari i KF “Partizani”, Skënder Gega, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet”.

Dy klubet e tjera të Superligës, që kanë qenë objekt i Komisionit të Disiplinës, janë Tirana dhe Skënderbeu, që janë gjobitur përkatësisht me nga 100 mijë lekë, për sjelljen e gabuar të tifozëve.

“KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek”, thuhet në vendimet e Komisionit të Disiplinës për këto dy klube.

Në fund të vendimeve të tij, Komisioni i Disiplinës njofton dhe çeljen e një hetimi disiplinor për incidentin mes futbollistit të Flamurtarit, Idriz Batha dhe atij të Skënderbeut, Marko Radas: “Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC “Flamurtari”, Idriz Batha dhe lojtarit të KF “Skënderbeu”, Marko Radas”.

Skip to toolbar