Koret raciste, rrezikon të ndërpritet Bullgari-Angli

Dy herë u ndërpre ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë në Sofje për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve vendas. Herën e parë ndeshja u ndërpre në momentin që Anglia udhëhiqte me rezultatin 2-0. Megjithatë, arbitri vendosi të lejohej vazhdimi i ndeshjes, por kjo gjë nuk solli ndryshim.

Kështu, arbitri paralajmëroi se nëse nuk do të ndërpiteshin thirrjet raciste, ai do të pezullonte ndeshjen. Stadiumi “Levski” ishte i mbyllur në një pjesë të tij në këtë ndeshje, pasi Bullgaria u ndëshkua nga UEFA për shkak të koreve raciste në kualifikueset ndaj Kosovës dhe Republikës Çeke. Nëse koret raciste vazhdojnë dhe gjatë pjesës së dytë, takimi rrezikon të mbyllet përfundimisht.

UEFA ka një protokoll tre-hapësh për t’u marrë me racizmin në ndeshje. Për hapin e parë, gjyqtari do të flasë me spikerin e stadiumit dhe do të kërkojë ndërprerjen e sjelljes raciste. Nëse vazhdon, gjyqtari mund t’i dërgojë lojtarët në dhomat e zhveshjes për një periudhë kohe dhe spikeri i stadiumit do të bëjë një athirrje tjetër. Nëse vazhdon akoma, ndeshja ndërpritet.

Skip to toolbar