Italia rrit nivelin e alarmit, për përdorimin e cigareve elektronike. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Itali, vendosi alarmin 2 nga 3 që janë gjithsej.
Ministria e Shëndetësisë në Itali kërkoi monitorimin e sëmundjeve të rënda të mushkërive te personat që përdorin cigare elektronike.
Alarmi u vendos pas vdekjeve të shumta në SHBA, ku të paktën 12 persona që përdorin cigare elektronike, kanë vdekur kohët e fundit.
Ndonëse nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar, se shkaku i vdekjeve ishte përdorimi i këtyre cigareve, të gjithë personat që kanë vdekur ishin përdorues të tyre.
Cigarja elektronike përmban një lëndë kimike e quajtur (tetrahydrocannabinol), që mendohet se shkakton të njëjtat efekte psikologjike dhe psikopatike, si kanabisi.
Vdekja e parë u regjistrua në gusht në SHBA. Administrata e Donald Trump po shqyrton nëse do të ndalojë cigaren elektronike në të gjithë vendin.