Tensionet mes Britanisë dhe Irani janë rritur ndjeshëm pas konfiskimit të një cisterne me naftë të Teheranit nga marina britanike. Cisterna e Iranit u konfiskua me pretendimin se ajo do të çohej në Siri duke shkelur sanksionet e Bashkimit Europian dhe SHBA të vendosura ndaj Bashar al Asaad.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e cilësoi këtë veprim si “pirateri” dhe qeveria do të hakmerrej për këtë.
“Republika Islamike dhe forcat e saj të përkushtuara nuk do ta lejojnë këtë djall pa një përgjigje.” ka thënë Khamenein.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili tha se do të dorëzonte cisternat vetëm nëse Teherani garanton se ato nuk do të shkojnë në Siri.
Nëse konfirmohet se cisterna është ngarkuar nga Irani, në përpjekje për ta dërguar në Sirinë e shkatërruar nga lufta, atëherë kjo përbën shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe BE që do të shoqërohet me sanksione të tjera.