Humbja ndaj Valencias trondit Barcelonën, mbledhje urgjente e bordit të klubit

Barcelona pësoi një dështim spektakolar mbrëmjen e djeshme duke humbur finalen e Copa del Rey ndaj Valencias. Kjo humbje nuk është pritur mirë në klubin blaugrana, duke ngritur alarmin e krizës në një nivel të ri.

Mediat pranë klubi të Barcelonës raportojnë se Presidenti Josep Maria Bartomeu ka thirrur një mbledhje urgjente të bordit drejtues, për të diskutuar rreth krizës, pas eliminimit nga Liverpool në Champions League dhe humbjes ndaj Valencias në finalen e Copa del Rey.

Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet në mbledhjen e bordit, raporton “SPORT”, është e ardhmja e menaxherit të përgjithshëm, Pep Segura, që sipas medias katalanase do të zëvendësohet menjëherë.

Një tjetër problem që duhet zgjidhur është dhe e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde. Zërat për shkarkimin e trajnerit kanë ardhur gjithmonë e në rritje brenda klubit katalanas. Megjithatë, trajnerit i kanë dalë në mbrojtje Bartomeu dhe Lionel Messi.

“Unë mendoj se ai ka bërë një punë mbresëlënëse që kur ka ardhur këtu. Do të doja që ai të vazhdonte“, tha Messi të premten. Topi është tani në fushën e Bartomeut. Presidenti ka një javë të vështirë përpara tij.

Valencia fiton Copa del Rey, Barcelona e mbyll me turp

Barcelona është turpëruar nga Valencia në finalen e Copa del Rey, duke e humbur atë përballë Valencias.

Këto të fundit kanë bërë një ndeshje të madhe duke arritur të fitonin një nga trofetë e rëndësishëm të sezonin në Spanjë.

Kevin Gamerio ka kaluar Valencian në avantazh në minutën e 21′ të takimit, pas një aksioni brenda zonës.

Por Valencia nuk e la me kaq, pasi tregoi se e dëshironte më shumë se Barcelona këtë trofe, duke realizuar dhe golin e dytë me Rodrigon në minutën e 33′.

Katalanasit shtojnë presionin pas pushimit të pjesës së parë, kur Messi arrin të shënojë në minutën e 73′.

Megjithatë, Valencia u mbrojt mirë dhe nuk lejoi që kundërshtari të barazonte, ndonëse shanset nuk i munguan Barcelonës.

Skip to toolbar