“Njeriu e harron të keqen”, Rama viziton të mbijetuar e familjes Çupi

Kryeministri Edi Rama vizitoi pasditen e të premtes Aleks Çupin, i vetmi i mbijtuar i familjes Çupi në pallatin që u shemb në Thumanë. Aleksi, i cili pësoi dëmtime nga tërmeti, doli të premten nga spitali duke shkuar në shtëpinë e re që i është ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai humbi babanë, nënën dhe vëllanë në Thumanë, pasi pallati ku jetonin u shemb nga tërmeti.

Vetë Aleksi, që ishte kthyer nga emigrimi për të bërë fejesën me vajzën që dashuronte, i shpëtoi për mrekulli tragjedisë. Kryeministri Edi Rama i shprehu ngushëllimet për familjarët që humbi në 26 nëntor, ndërsa u shpreh se “njeriu është bërë për të harruar të keqen”, duke inkurajuar të riun për të vijuar jetën.

BISEDA ME ALEKSIN

Rama: Ngushëllime për humbjet. Më e keqja kaloi??

Aleksi: Po, po kaloi.

Rama: Ku e ke shqetësimin?

Aleksi: Vetëm të këmba

Rama: Hajde ulu këto (i thotë një gruaje). Apo ke frikë nga unë?

Aleksi: Dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë.

Rama: Shtëpia më duket e mirë

Aleksi: Po shumë mirë

Rama: Ta gëzoni dhe të keni vetëm momente të mira.

Ndërhyjnë familjarët: Ajo është e fejuara

Rama: E pash, e pash.

Rama: Faleminderit për fjalët e mira. Ne këto punë kemi. Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot. Ajo çka mund të bësh është që të qash hallin që mund të qahet, se tjetër s’ke ça bën. Unë thash; brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat do të ishin në banesa. Do të çoj dhe atë Kristiano Ronaldon në shkollë, dhe jeta vazhdon. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Ata që humbën shtëpinë…e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen. Kur përballesh me humbjen e njeriut thua; “ore i kam fal të gjitha. I fal të gjitha vetëm që mos të më ikë njeriu që kam”. Mirëpo njerëzit harrojnë, kështu është bërë kjo jetë.

Skip to toolbar