Trageti më i madh në botë, i gjithi elektrik, përfundoi udhëtimin e tij të parë me pasagjerë javën e kaluar në Danimarkë. Ellen lundroi midis porteve jugore daneze të Funshav për në Soby, në ishullin Aero. Trageti elektrik është i aftë të transportojë 30 automjete dhe 200 pasagjerë dhe është i furnizuar nga bateri “me një kapacitet të paparë”, prej 4.3 MËh, sipas prodhuesit zviceran të baterive LEkanche, i cili ka krijuar sistemin elektrik të tragetit.
“Gjatë vitit do të parandalojë lëshimin e 2.00 ton CO2, dhe 42 ton NOx (Nitrogjen Azoti) dhe 2.5 ton dioksid squfuri në atmosferë”, ka thënë drejtori i Lekanche, Anil Srivastava në një deklaratë. Anija mund të lundrojë deri në 22 milje detare, shtatë herë se më udhëtimi i mërpashëm që mund të bënte një traget, që furnizohej me energji nga bateritë.
Bashkimi Evropian, i cili mbështeti projektin, synon që të prodhojë deri në 100 ose më shumë tragete të ngjashëm deri në vitin 2030. Përurimi i Ellen vjen vetëm dy muaj pasi qeveria e re e Social Demokrate e Danimarkës ka shprehur synimin për uljen e emetimeve të gazrave në vend deri në 40% nga 70% krahasuar me nivelet e vitit 1990, duke përcaktuar një nga politikat më ambicioze të mjedisit në botë.