Manchester United do të rinovojë kontratën me portierin Davide de Gea. Sipas mediave spanjolle, portieri 28-vjeçar pritet të nënshkrujë një kontratë të re me klubin anglez, deri në vitin 2025. De Gea pritet të bëhet portieri më i paguar në botë, pasi rroga e tij e re do të jetë 21 milionë euro në sezon, ose 130 milionë euro në total.
David de Gea është menduar gjatë për vendimin e tij, dhe si përfundim mësohet të ketë vendosur për të rinovuar kontratën me Manchester United. Dy prej fakorëve që e kanë bindur 28-vjeçarin të qëndrojë dhe për gjashtë sezone në Manchester, është mbështetja që ai ka marrë nga trajneri Ole Gunner Solskjaer, si dhe do të ketë shansin të bëhet lojtari i dytë më i paguar në klub pas Alexis Sanchez.
Pritet që kontrata e re mes De Geas dhe Manchester United të nënshkruhet sapo të përfundojë turneu në SHBA. De Gea është pjesë e klubit anglez prej vitit 2011, ndërsa vlera aktuale e kartonit të tij shkon mbi 65 milionë euro. Ai ka luajtur 275 ndeshje me Manchester United në Premier League që prej debutimit, pa përfshirë ndeshjet në kompeticionet e tjera.