McAllister: Zhgënjim nga Franca, të bënte si Bundestagu

Eurodeputeti gjerman David McAllister kritikon veton e vendosur nga presidenti francez Macron për bllokimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. McAllister tha se ky ishte një hap i gabuar dhe zhgënjyes i marrë nga Këshillit Europian, që minoi besueshmërinë  e BE. Gjatë një interviste për Euractiv, McAllister tha se më 18 tetor do hapeshin vetëm negociatat dhe jo të bëhej anëtarësimi i dy vendeve dhe e cilësoi të kuptueshme faktin se pse Franca bllokoi procesin. McAllister tha se Franca mund të ndiqte shembullin e Bundestagut me rezolutën e miratuar për dy vendet dhe të mos i bllokonte ato, ndërsa shtoi se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk do të sillte asnjë përmirësim apo ndryshim të mendjes së Macron për hapjen e tyre.

“Një pakicë e vendeve të Komunitetit është përgjegjëse për vendimin për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam shumë kritik ndaj efektit përfundimtar të bisedimeve në samitin e Këshillit Europian dhe mendoj se ky është një gabim historik. Ky nuk është vetëm një sinjal elokuent për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Europian.  Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj vendimin e Këshillit… Para së gjithash, ne po flasim vetëm për fillimin e negociatave. Përfundimi i tyre do të zgjaste shumë vite, kështu që vetëm fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk do të thotë se këto vende do të bëhen pjesë e Bashkimit Europian nesër. Së dyti, presidenti francez në argumentin e tij theksoi se ai ishte kundër bisedimeve të pranimit sepse ai besonte se BE së pari duhet të rishikojë procesin e zgjerimit. Jam dakord që ka gjëra që mund të bëjmë më mirë në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë shpresoj që 27 liderët e BE-së do të jenë në gjendje të bien dakord për këtë çështje gjatë presidencës së ardhshme, kur samiti i Ballkanit Perëndimor është planifikuar për majin e vitit 2020. Ndoshta atëherë do të ketë një përparim në bisedime dhe do të negociohet një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj kështu. Edhe nëse këto shtete do të ndaheshin, Presidenti Macron do të kishte akoma rezerva për Maqedoninë e Veriut. Prandaj nuk jam i sigurt nëse procedura e ndarjes do të ndihmojë. Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman – drita jeshile për Maqedoninë Veriore dhe dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë. Vlen të përmendet se politika e zgjerimit ngjall shumë dyshime në Gjermani, dhe Bundestag gjerman ka vendosur të ndjekë këtë rrugë.

Kjo është një arsye tjetër pse unë jam aq i zhgënjyer që Gjermania, e cila ka treguar udhëheqje në këtë fushë, nuk ka arritur të bindë partnerët tanë francezë. Macron, Rutte dhe të tjerët janë përgjegjës për këtë vendim dhe duhet të shpjegojnë pse e morën atë” – tha McAllister.

Skip to toolbar